Megjithëse rrallëherë shkak i erës së keqe të gojës mund të jetë gastriti, duhet që vëmendje e veçantë t’i kushtohet lukthit. Nëse gjendja nuk përmirësohet, atëherë duhen të kërkohen edhe shkaktarë tjerë të mundshëm, dhe ato janë sëmundjet sistemike, siç janë sëmundjet e veshkave, mëlçisë ose mushkërive, theksojnë stomatologët.
Megjithëse halitoza zakonisht është pasojë e higjienës jo të mirë të gojës dhe dhëmbëve, si dhe marrjes së ushqimeve me erë të fortë. Ekzaminimi tek gastroenterologu në rast të halitozës është i nevojshëm pas përjashtimit të shkakut të halitozës në zgavrën e gojës, sidomos kur lidhet me simptomat e sëmundjeve të lukthit, dhimbjes dhe djegies në shpatulla, ndjesisë së peshës në stomak, nauzesë, të vjellave ose refluksit të stomakut.
Studimet tregojnë se 87% e shkaqeve të erë së pakëndshme të zgavrës së gojës kanë të bëjnë me sëmundjen paradonte ose mbështjelljen e gjuhës. Zakonisht shkaktohet nga kombinim i ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve dhe higjienës së dobët të gojës, gjë që shkakton inflamacion të mishit të dhëmbëve.
Bakteret anaerobe, zhvillimi i të cilave kërkon kushte pa oksigjen, vendosen në zonat ku mbetet ushqimi. Këto baktere krijojnë komponime sulfurike të cilat kanë erë të pakëndshme.