Gjithë ditën në punë e keni kaluar para kompjuterit, por ndjeni lodhje sikur të kishit gërmuar gjatë gjithë ditës. Pse ndjeheni të lodhur, megjithëse nuk jeni marrë me aktivitete fizike? Ekzistojnë disa shpjegime të mundshme.
Ndjeni lodhje mendore. Ndoshta gjatë ditës së punës muskujt nuk kanë qenë aktiv, por truri ka qenë. Truri është relativisht i vogël në krahasim me pjesën tjetër të trupit, por përdor një sasi relativisht të madhe të oksigjenit – pothuajse 20%.
“Muskujt në një gjendje të qetë nuk harxhojnë shumë oksigjen. Sigurisht, kur ushtroni, muskujt harxhojnë më shumë oksigjen. Por truri gjithmonë shpenzon shumë energji, thotë Dr. Steven Feinsilver nga Spitali Lennox Hill i New York-ut.
Kjo është arsyeja pse ndjeheni të lodhur pas një dite pune, madje edhe nëse keni qëndruar ulur gjatë gjithë ditës. Nëse gjithë ditën e keni kaluar para kompjuterit, shanset janë të mëdha që në një moment të caktuar të humbni fokusin dhe puna të ju duket e mërzitshme. Ndoshta në atë moment do të shihni se çfarë ka të re në rrjetet sociale, sepse ajo do të ju duket më interesante sesa ajo që ju bëni.
Konflikti midis asaj që dëshironi të punoni dhe asaj që duhet të punoni mund të shkaktojë tension i cili rezulton me lodhje. Michael Inzlit, profesor i psikologjisë në Universitetin e Torontos, botoi një hulumtim në të cilin u ndoqën 159 studentë një javë. Gjatë ditës, të anketuarit shënuan përshtypjet se cilat ishin sfidat më të mëdha për ta, të cilët parktikonin vetëkontrollin, dhe nëse kjo që i lodhte.
“Na befasoi fakti që numri i sfidave dhe pengesave në punë ishte ajo që i lodhte më shumë. Kur punojmë në kompjuter, zakonisht hapim disa faqe interneti me rrjetet sociale të detyrueshme (Twitter, facebook, instagram). Kjo gjë na josh që të merremi me diçka tjetër, dhe jo me punën, gjë që na bën më pak të motivuar për punë dhe që përsëri mund të na bëj të ndjehemi të lodhur”.
Jeni nën stres
Puna është shpesh burim stresi. Disa lloje të stresit janë të mira, por stresi kronik na bën të ndjehemi të lodhur dhe mund të ndikojë në cilësinë e jetës. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjeni një mënyrë për t’u marrë me stresin (këtu na vijnë në ndihmë tekinkat e frymëmarrjes, ecja, por madje edhe disa minuta meditim)… Këto janë vetëm zgjidhje afatshkurtra, gjëja më e rëndësishme është që të zbuloni dhe t’i zbutni burimet e stresit në punë.
Nuk keni fjetur mjaftueshëm
Një nga arsyet kryesore përse jeni të lodhur pas të qëndruarit ulur gjatë gjithë ditës, është se nuk keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës. Nëse nuk jeni të fjetur, është e vështirë të përqendroheni dhe të fokusoheni në punë. Interesant është fakti që edhe shumë gjumë mund të na bëj të ndihemi të lodhur gjatë ditës. Sipas të dhënave të National Sleep Foundation, të rriturit kanë nevojë për rreth 7 deri 9 orë gjumë gjatë natës. E natyrshme është që lodhja të ndjehet rreth orës 2 të mëngjesit (kur shumica e njerëzve flenë) dhe rreth orës 14 (gjatë drekës). Rreth 29% e të punësuarve kanë raportuar se ndihen shumë të përgjumur gjatë ditës (disa madje edhe dremisin), ndërsa mungesa e gjumit kompanive amerikan e u kushton 63 miliardë dollarë në vit për shkak të produktivitetit të ulët të punëtorëve.