Sindroma e zorrës së irrituar është një nga çrregullimet më të zakonshme të sistemit të tretjes, e cila karakterizohet nga dhimbje kronike të barkut, ndryshime në ritmin e shkarkimit të zorrëve dhe pamjen e jashtëqitjes, shpjegojnë mjekët.
“Vlerësohet se kjo sindromë është shkaku i rreth 50% të vizitave në klinikën gastroenterologjike. Prevalenca është rreth 10-20%,” tha Dr. Antonela Muslim, specialist gastroenterologe.
Në ditët e sotme, prevalenca e sindromës së zorrës së irrituar ka tendencë rritjeje, e cila mund t’i atribuohet mënyrës moderne të të jetuarit, që do të thotë ritëm i përshpejtuar, ambicie e tepërt, tension i vazhdueshëm mendor dhe stres, aktivitet i pamjaftueshëm fizik dhe konsum i ushqimit të shpejtë dhe të konservuar.
Nga praktika e përditshme, mjekja vëren se një numër i konsiderueshëm i pacientëve me simptoma të sindromës së zorrës së irrituar citojnë pandeminë aktuale të koronavirusit si faktorin kryesor të stresit. Si pasojë, pritet që numri i pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar të rritet.
Sindroma e zorrës së irrituar është rreth 2-2.5 herë më e zakonshme tek gratë sesa burrat, por arsyeja pse gratë shfaqin ndjeshmëri më të madhe ndaj këtij çrregullimi është e panjohur.
Çfarë ndryshimesh të vogla mund të bëni në rutinën tuaj?
- ULNI OSE ELEMINONI ALKOOLIN
Alkooli është irritues, ndërsa vetëm një pije mund të shkaktojë probleme gastrointestinale tek disa njerëz.
- SHMANGNI KAFENË
Kafeina mund të shkaktojë simptoma të sindromës së zorrës së irrituar, dhe drithëra që përmbajnë enzima që irritojnë traktin tretës.
- KUJDESUNI PËR MARJEN E PRODHIMEVE TË QUMËSHTIT
Nëse qumështi dhe produktet e qumështit ju shqetësojnë, ndoshta jeni intolerantë ndaj laktozës. Konsultohuni me mjekun se cili mund të jetë shkaku i problemit tuaj. Produktet e qumështit shqetësojnë gjithashtu personat me këtë sindromë, edhe kur ata nuk janë intolerantë ndaj laktozës.
- BËNI KUJDES SE ÇFARË PINI
Pini tetë gota ujë në ditë. Këshillohet të shmangni pijet e gazuara. Lëngjet shpesh përmbajnë kafeinë dhe ëmbëlsues artificialë, kështu që mund të shfaqen probleme gastrointestinale.
- KONSUMONI KATËR DERI PESË VAKTE NË DITË
Në këtë mënyrë nuk do të mbeteni të uritur dhe nuk do të gjendeni në një situatë ku do të hani tepër. Vaktet e mëdha mund të çojnë në ngërçe dhe diarre. Balanconi marrjen e fibrave.