Keni tahikardi dhe ngërçe të muskujve? Kontrolloni nivelin e magnezit!

Niveli i ulët kronik i magnezit në gjak, çon në rritjen e tensionit të gjakut, diabetit të tipit 2, problemeve metabolike, e në disa raste madje edhe ndërprerjen e punës së zemrës.

Magnezi është një nga mineralet kyçe të organizmit tonë, i përfshirë në më shumë se 300 reaksione të ndryshme enzimatike. Megjithatë, të ushqyerit bashkëkohor nuk siguron magnez të mjaftueshëm, prandaj vlerësohet se gjysma e popullsisë nuk merr mjaftueshëm nga ky mineral. Niveli i ulët kronik i magnezit në gjak, çon në rritjen e tensionit të gjakut, diabetit të tipit 2, problemeve metabolike, e në disa raste madje edhe ndërprerjen e punës së zemrës.

Pa matje të sakta laboratorike, nuk mund të dihet saktë nëse keni magnez ose jo magnez të mjaftueshëm në trup, këtu janë disa nga indikatorët të cilët tregojnë nëse keni nevojë të merrni ushqime të pasura me magnez, domethënë nëse keni mungesë magnezi.

 

Probleme me gjumin: Magnezi ndikon në tru, e rrit sekretimin e acidit aminobutirik të neurotransmetuesit, i cili luan rol kyç në rregullimin e gjumit. Një studim i klinik mbi të rriturit, arriti në përfundimin se rritja e konsumimit të magnezit përmirëson cilësinë e gjumit tek të anketuarit.

Prirje për depresion: Mungesa e magnezit mund të çojë në përkeqësimin e sulmeve të depresionit tek personat që tashmë janë të prirur ndaj tij, në uljen e energjisë, ankthit dhe acarimit.

Keni migrenë: Personat me nivel të ulët të magnezit në organizëm janë të prirur ndaj kokëdhimbjeve. Hulumtimi klinik ka treguar se personat që konsumojnë rregullisht magnez, kanë ulur frekuencën e sulmeve të migrenës për 41% krahasuar me ata që nuk e kanë marrë këtë mineral. 

Jeni të lodhur: Magnezi ndihmon me prodhimin natyral të energjisë në organizëm. Nëse nuk keni mjaftueshëm magnez, prodhimi i adenozinës trifosfate është i ndërprerë, i cili është i domosdoshëm për krijimin e energjisë.

Keni tahikardi: ritmi i shpejtë i zemrës mund të jetë shenjë se i keni harxhuar rezervat e magnezit. Në këtë rast, aritmia është tregues i zakonshëm. Kjo gjendje duhet të merret seriozisht dhe të konsultohet mjeku, madje edhe nëse bëhet fjalë vetëm për mungesë magnezi.

Keni ngërçe të muskujve: Kalciumi dhe magnezi së bashku i rregullojnë kontraktimet e muskujve. Madje edhe nivel pak i zvogëluar i magnezit në organizëm, çon në nivel të lartë të kalciumit në muskuj, gjë që çon në probleme me kontraktimet e muskujve, por mund të çojë edhe në ngërçe të këmbëve dhe ngurtësim.

Keni puçrra: Magnezi është mineral i cili zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe gjatë kohë është përdorur si trajtim për çrregullimet e lëkurës. Pra, inflamacionet e mundshme mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit.