Kërkoni ndihmë: Dhimbja në shpinë mund të tregojë për sëmundje të rrezikshme!

Simptomat që tregojnë për dhimbje të shpinës zakonisht vijnë nga disa sëmundje të tjera, dhe jo nga shtylla kurrizore

Pothuajse të gjithë përballemi me dhimbje, ndërsa supozimi është se shumë  pushime mjekësor dhe mosprezenca në punë në fakt kanë një lloj lidhshmërie me këto dhimbje. Vetë simptomat mund të jenë të ndryshme nga dhimbje të lehta në të forta ose kronike në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa shkaqet shpesh shoqërohen me mungesën e aktivitetit fizik, kilogramët e tepërt ose të qëndruarit ulur në mënyrë jo të përshtatshme. Megjithatë, dhimbja mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve më pak të dukshme.

Sëmundjet dhe çrregullimet e traktit urinar

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është një nga simptomat më të dukshme të inflamacionit të veshkave dhe fshikëzës, si dhe paralajmërim për formimin e gurëve në traktin urinar.

Endometrioza

Endometrioza është sëmundje e cila shfaqet nën ndikimin e hormoneve seksuale të femrave, dmth., për zhvillimin dhe përparimin e saj përgjegjëse janë hormonet të cilat sekretohen gjatë ciklit menstrual dhe për këtë arsye, siç u përmend më parë, prek femrat në periudhën riprodhuese. Shqetësimet që shoqërohen me endometriozën fillojnë në pubertet dhe ndalojnë pas menopauzës.

Shkaku i saktë i endometriozës nuk dihet, ekzistojnë disa teori që e shpjegojnë zhvillimin e kësaj sëmundjeje, ndërsa është vërejtur prirja për trashëgimi. Endometrioza është sëmundje beninje. Zgavra e mitrës është e mbështjellur me mukoze e cila ndryshon nën ndikimin e hormoneve gjatë ciklit menstrual dhe quhet endometrium. Endometrioza shfaqet kur pjesët e endometriumit dalin nga mitra. Zakonisht pjesë të tilla të endometriumit gjenden në grumbull, në sipërfaqen e vezoreve dhe organeve të tjera në legen. Raste më të rralla mund të gjenden thellë në indin e legenit, në ligamentet dhe muskujt e legenit. Mund të ndodh që të preken edhe organe të tjera si zorrët, trakti urinar, madje edhe mushkëritë.

Sëmundja e sistemit digjestiv

Profesionistët thonë se 75% e pacientëve me ulçera ankohen për dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Dhe kjo nuk është e gjitha, pasiqë pacientët me inflamacion pankreatik shpesh ankohen për të njëjtat simptoma.

Stërvitja 

Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në dhimbje të shpinës, por edhe stërvitja e lodhshme, sidomos jo e përshtatshme, mund të rezultojë me pasoja të njëjta. Pikërisht për këtë arsye trajnerët ju këshillojnë të ditët e para në palestër të bëni kujdes, me qëllim që të shmangni dëmtimet.

Sëmundjet onkologjike

Tumoret mund të shtypin nervat gjë që krijon dhimbje të forta. Në varësi të vendndodhjes së tumorit (zorrë të hollë ose të trashë, fshikëzë, veshka ose mitër), dhimbja mund të jetë e ndryshme.

Këshillë: sa më herët të kërkoni ndihmë mjekësore, aq më shpejt mund të hiqni dyshimet për ndonjë sëmundje të rëndë.