Jetojmë në një kohë, ku stresi është armiku ynë më i madh dhe nxitësi i shumë sëmundjeve. Nervozë, sulme paniku, nervozizëm për shkak të sfidave të përditshme… vrasësit tanë të heshtur.
Me qëllim që të zvogëlojnë simptomat e tilla, njerëzit pa u konsultuar me mjekun marrin medikamente për qetësim, të cilat pamarrë parasysh sa ndihmojnë në një moment të caktuar, përsëri lënë pasoja të qëndrueshme shëndetësore dhe mund ta dëmtojnë shëndetin edhe pas disa vitesh. Kjo është një mënyrë për t’i qetësuar nervat dhe për ta ndihmuar lukthin.
Chaga – kërpudha që rritet në mështekën. Përdoret në mjekësinë popullore kundër gastritit, ulçerës dhe kancerit…
Chaga përmban substanca biologjike aktive. Në të gjendet antiseptik natyral – betulin dhe komponime fenolike, që e mbrojnë trupin nga infeksionet dhe inflamacionet. Është vërtetuar se struktura molekulare e imunomodulatorit dhe antioksidantit melanin, është pothuajse e njëjtë me strukturën e melaninës njerëzore.
Chaga vepron në rritjen e fuqisë mbrojtëse të organizmit, e stimulon sistemin nervor, e përmirëson metabolizmin, duke përfshirë edhe aktivizimin e metabolizmit në indet e trurit, e rregullon aktivitetin e sistemit kardiovaskular dhe respirator, si dhe e rrit rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve infektive.