Në kushte të pandemisë me virusin KOVID-19, pacientët kronikë me sëmundje reumatike i përkasin grupit të pacientëve me rrezik të lartë. Më konkretisht, këta janë pacientët me: vaskulopatitë nekrotizuese, lupus eritematoz sistemik, dermatomyositis, skleroza sistemike, si dhe pacientët që trajtohen me terapi biologjike ose të kombinuar imunorregullatore.
Për shkak të rrezikut të lartë, këta pacientë duhet të jenë në izolim shtëpiak, ndërsa në rast të kontaktit me persona të tjerë, të marrin masat e rekomanduara mbrojtëse dhe të mbajnë maskë mbrojtëse dhe doreza.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të sëmundjes primare reumatike, këtyre pacientëve u rekomandohet që të këshillohen me mjekun amë dhe specialist reumatolog, i cili monitoron gjendjen e tyre.
Për të gjitha këshillimet e nevojshme profesionale, pacientët si dhe mjekët e tyre amë mund të kontaktojnë Klinikën e Reumatologjisë në numrin e telefonit: 02 3 147 110 dhe në e-mail adresën bio.revmatologija@gmail.com. Në këtë adresë, mjekët amë mund të dërgojnë rezultatet e analizave të kryera dhe ekzaminimet e pacientëve për konsultime shtesë me Klinikën. Ata do të rishikohen nga reumatolog dhe nëse është e nevojshme, do të bëhet rekomandimi shtesë i duhur.