Diabeti i referohet një grupi të çrregullimeve metabolike, karakteristika kryesore e të cilit është hipoglikemia, pra niveli i lartë i glukozës / sheqerit në gjak. Në trajtimin e diabetit, rol të veçantë luan edukimi, kujdesi për veten dhe monitorimi personal i gjendjes.
Është e rëndësishme të bisedoni me mjekun amë për planin e trajtimit tuaj dhe mënyrën se si do të komunikoni gjatë izolimit. Mbikqyrja e gjendjes dhe zhvillimit të sëmundjes është jashtëzakonisht e rëndësishme që sistemi juaj imunitar të funksionojë mirë dhe të veprojë si mbrojtje kundër infeksioneve të mundshme.
Këto janë sugjerimet e Dr. Brunilda Nazario, interniste dhe endokrinologe, për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti.
- Monitoroni gjendjen më shpesh se zakonisht: Gjatë situatave stresuese, gjendja mund të ndryshojë, prandaj është e rëndësishme të monitoroni me kujdes atë që ndodh në organizëm.
- Furnizimi me medikamente: Çdo pacient që ka diabet dhe merr insulinë mund ta vezhdojë recetën mjekësore përmes thirjes telefonike ku mjeku e udhëzon për ta marrë insulinë direkt në farmaci, domethënë nuk është nevoja të shkojë te mjeku specialist.
- Mbani kontakt: Mjedisi në këto situata mund të jetë shumë domethënës, kështu që përdorni rrjetet sociale dhe mbani kontakte rregullisht me anëtarët e familjes dhe miqtë.
- Mos harroni karbohidratet: Për çdo rast mbani afër mjaltë dhe reçelnë qoftë se keni nevojë për to.
- Ushtroni çdo ditë: Aktiviteti fizik nuk guxon të anashkalohet pasi që është një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar sheqerin në gjak. Mundohuni që këtë gjë ta bëni në shtëpi.
-
Flini gjumë mjaftueshëm dhe qëndroni të informuar.