Këtë simptomë nuk duhet ta injoroni: Ja për çfarë problemi flasin qeskat e syve!

Megjithëse mendohet se qeskat poshtë syve janë rezultat i gjumit jo të mjaftueshëm dhe jetës jo të sistemuar, ata në fakt shpesh tregojnë për praninë e vështirësive të tjera me të cilat ballafaqohet organizmi.

Konsumi i tepërt i kafeinës, pijeve të gazuara dhe energjike, ose alkooli i kombinuar me djersitje të tepërt dhe konsumim jo i mjaftueshëm i ujit, mund të rezultojë me dehidratim për shkak të së cilës lëkura nën sytë bëhet e hollë, e varur dhe e errët.

Prandaj, kafen ose çajin zëvendësoni me çajra bimor pa tein dhe pini rreth dy litra ujë në ditë, si dhe lëngje nga frutat dhe perimet.

Mëlçia luan rol jetik në neutralizimin e toksinave, mundëson largimin e sigurt të toksinave nga organizmi nëpërmjet zorrëve, mushkërive, lëkurës dhe veshkave. Nëse funksioni i mëlçisë është i kompromentuar në çfarë do mënyre, kjo ndikon negativisht në procesin e detoksifikimit dhe toksinat do të fillojnë të grumbullohen në trup.

Rrathë e errët dhe njollat ngjyrë kafe në lëkurë janë shenja të zakonshme të mosbalancimit të mëlçisë

Kjo nxit rritje të prodhimit të radikaleve të lira të cilat i dëmtojnë indet, përfshirë edhe qelizat e lëkurës, kështu që rrathët e errët dhe njollat ngjyrë kafe në lëkurë janë shenja të zakonshme të mosbalancimit të mëlçisë.