Onkologët britanikë kanë arritur të identifikojnë një nga simptomat e para të zhvillimit të kancerit të mushkërive, të cilën shumë kush e injoron, duke e llogaritur atë si diçka të parëndësishme dhe të vogël.
Kështu, sipas shkencëtarëve, zëri i ngjirur mund të jetë një nga simptomat e para të diagnozës së tmerrshme – kancerit të mushkërive.
Duke folur për zërin e ngjirur, ekspertët theksojnë se kjo gjë jo gjithmonë paraqet shenjë për kancerin. Ata sqarojnë se kur shfaqet një zë i ngjirur jo i zakonshëm, i cili nuk zgjat shumë, duhet menjëherë të kërkohet konsultim mjekësor.
“Gjithmonë kushtojini vëmendje shfaqjes së papritur të zërit të ngjirur ose të vrazhdë që zgjat disa javë. Kjo mund të jetë shenjë e kancerit. Duke e ditur këtë gjë, ju mund t’i njihni simptomat në kohë”, theksojnë mjekët.
Sipas ekspertëve, sa më herët që të zbulohet sëmundja, aq më mirë është, pikërisht për këtë gjë nuk duhet të injorohen dhe të neglizhohen sinjalet që dërgohen nga trupi.
Ata theksojnë se në një përqindje të madh në shfaqjen e kancerit të mushkërive ndikon edhe faktori i trashëguar. Është vërtetuar se shumë pacientë kanë histori familjare të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Përveç kësaj, ata gjithashtu vunë re lidhjen midis shfaqjes së kancerit të mushkërive dhe pranisë së sëmundjeve kronike të mushkërive, në veçanti tuberkulozit.
Gjithashtu, mjedisi në të cilin jetojnë njerëzit luan një rol të madh. Ekspertët thonë se jeta në zonat industriale, me shumë fabrika dhe uzina, pranë autostradave me gazra të larta e rrit rrezikun e kancerit të mushkërive mënyrë të konsiderueshme. Shtrirja e prevalencës së këtij lloji të kancerit në mesin e popullatës në këto rajone, është vazhdimisht mbi mesataren. Përveç kësaj, rreziku i kancerit të mushkërive është më i madh tek personat që punojnë me substancat toksike si arseniku, azbesti, kromi dhe nikeli.