Këto 4 shkaktarë mund të dëmtojnë në mënyrë të përhershme mëlçinë, ndërsa nuk ka të bëj me ushqimin e dëmshëm dhe alkoolin

Kur përmendet dëmtimi i mëlçisë, shumica e njerëzve menjëherë mendojnë për konsumin e tepërt të alkoolit. Edhe pse alkooli është armiku i mëlçisë, ekspertët paralajmërojnë se dëmtimi i këtij organi vital mund të shkaktohet nga një numër i gjendjeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës së çrregullt dhe gjendjen e dobët.

Mëlçia është një nga organet jetësore, që do të thotë se funksionin që e kryen është i nevojshëm që të mbijetojmë. Faktorë të shumtë që dëmtojnë mëlçinë mund të preken nga ndryshimet e mënyrës së jetesës, por ndonjëherë ky nuk është rasti. Sidoqoftë, vetëdija do të ndihmojë në reagimin në kohë dhe parandalimin e skenarit të rastit më të keq kur bëhet fjalë për sëmundjet që e pushtojnë mëlçinë.

INFEKSIONET

Megjithëse sistemi ynë imunitar është shumë efektiv në luftimin e shumë viruseve që sulmojnë trupin, virusi herë pas here fiton dhe vendoset në organizëm, nërsa problemi lind kur përfundon në mëlçi. Përkatësisht, kur ndodh një infeksion, ai mund të çojë në inflamacion të mëlçisë, gjë që mund të zvogëlojë ndjeshëm funksionalitetin e këtij organi.

Infeksionet virale që shkaktojnë dëmtimin e mëlçisë janë shumë më të zakonshme nga sa mendohej më parë. Hepatiti A, B dhe C janë vetëm disa nga sëmundjet e zakonshme virale që dëmtojnë mëlçinë.

KANCERI I MËLÇISË

Cilido qoftë problem serioz shëndetësor që lidhet me mëlçinë mund të dëmtojë këtë organ vital, ndërsa një shembull shumë i zakonshëm dhe drastik është kanceri i mëlçisë. Ekzistojnë shumë komplikime serioze që lidhen me kancerin e mëlçisë, dhe për këtë arsye është diçka që duhet të merret seriozisht. Faktorët e rrezikut për kancerin e këtij organi janë të shumtë.

Sipas ekspertëve mjekësorë, disa nga gjërat që mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit në mëlçi janë infeksionet afatgjata, mbipesha, diabeti i tipit 2 dhe natyrisht alkoolizmi.

SËMUNDJET AUTOIMUNE

Dëmtimi i mëlçisë ndonjëherë nuk shkaktohet nga mënyra e jetesës dhe zakonet e të ushqyerit. Në disa raste, mund të fajësohet sistemi imunitar i individit. Thënë thjesht, sistemi imunitar beson se mëlçia është kërcënim dhe se duhet të eleminohet. Kjo mund të shkaktojë inflamacion të mëlçisë. Një shembull shumë i zakonshëm i dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga sistemi imunitar quhet hepatiti autoimun.

PREDISPOZIMI GJENETIK

Disa gjene që prindi mund t’ua kalojë pasardhësve të tij mund të rrisin mundësinë e shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, herët a vonë. Dëmtimi i mëlçisë ndonjëherë mund të shkaktohet nga gjenet, thonë ekspertët.

Shembull i kësaj është sëmundja e Wilson, e cila karakterizohet nga depozitimi i sasive të tepërta të bakrit në organe të ndryshme në trup, përfshirë edhe mëlçinë.