5 artikujt ushqimor që i vrasin njerëzit me tension të lartë: Shmangni përdorimin e tyre!

Tensioni i lartë i gjakut është problem serioz shëndetësor dhe nëse nuk kontrollohet mund të çojë në vdekje

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e njerëzve nuk e dinë se kanë probleme me tensionin e lartë ose nuk e kontrollojnë atë rregullisht, gjë që çon në një rrezik më të madh të shëndetit të tyre.

Tensioni i lartë i gjakut njihet si “vrasësi i heshtur“, kështu që përveç dëmtimit të veshkave dhe humbjes së shikimit, pakontrollueshmëria e tij shpesh çon në vdekje. Nëse jeni diagnostikuar me tension të lartë të gjakut, detyrimisht ndaloni të konsumoni ushqimet e mëposhtme.

Nëse keni probleme me tensionin e lartë të gjakut, duhet të zvogëloni marrjen e ushqimeve që përmbajnë natrium.

Asociacioni amerikan i zemrës thekson se, natriumi i tepërt çon në tërheqjen e ujit nga enët e gjakut dhe krijon tepër gjak i cili shkakton tensionin e lartë të gjakut. Gjithashtu është vërtetuar se shumicën e natriumit e marim përmes kripës, e cila në sasi të tepërta gjendet në ushqimet e shpejta, të paketuar dhe ushqimet në restorante. Ky institucion paralajmëron se në këto janë artikujt ushqimor tek të cilët shtohet më së shumti natrium:

Kifle dhe pretzel – një pretzel mund të përmbajë deri në 230 mg natrium;

Produktet e mishit të thatë – deri në 2 000 mg natrium në 100 gr;

Pizza – një copë mund të përmbajë 760 mg natrium;

Mish pule– vetëm 100 gr gishta pule të gatshme mund të përmbajnë 600 mg kripë;

Supë nga qeset – një kupë supë e gatshme e blerë, mund të përmbajë 940 mg natrium.