Gjatë rritjes dhe edukimit të fëmijëve, ne si prindër shpesh përdorim në mënyrë të pandërgjegjshme shprehje që mund të kenë pasoja negative dhe të thella nga sa mund të imagjinojmë. Këto fraza të zakonshme, nëse përdoren shpesh, mund t’i bëjnë fëmijët të ndihen sikur janë një barrë. Terapistja Karol Kim tregoi se cilat janë këto shprehje. Ajo këshillon prindërit që të shmangin gjashtë fjalitë e mëposhtme, sepse ato mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve.
- Nuk kam kohë për momentin.
- Nuk e shihni se jam i/e zënë?
- Gjithmonë ju duhet diçka nga unë.
- Nuk mund të bëj asgjë derisa ju jeni
- Gjithë kohës më pengoni.
- Gjithmonë bëni telashe.
“Këto fraza thuhen shpesh në momente zhgënjimi ose lodhjeje dhe mund të kenë efekte negative në mirëqenien emocionale të fëmijëve nëse përdoren shpesh. Është e rëndësishme që prindërit të shprehin ndjenjat e tyre pa u ndjerë fëmijët përgjegjës për trishtimin apo stresin e tyre”, shpjegon Kim.
Ajo ndan disa nga frazat që prindërit mund të thonë në vend të këtyre që përmendëm më lartë.
- Për momentin jam shumë i/e zënë, por mund të flas me ju pasi të mbaroj.
- Kam shumë obligime, por edhe ju jeni të rëndësishëm për mua. Së bashku do ta mendojmë se kur mund të kalojmë kohë së bashku.
- Unë dua të kaloj kohë me ju. Le të planifikojmë diçka argëtuese.
- Më duhet pak kohë për veten time, por a mund të bëjmë diçka së bashku më vonë, si për shembull pas darkës?
- Kam nevojë për një pushim të shkurtër, por më pas do të jem me ju.
“Këto fraza ndihmojnë në përcjelljen e ndjenjave dhe nevojave të prindërve, ndërsa në të njëjtën kohë vlerësojnë dhe japin prioritet ndjenjave të fëmijëve dhe rëndësinë e tyre në familje”, konkludon terapisti.