Kur bëhet fjalë për ndryshimet hormonale, jo rrallë herë e përmendim ushqimin si ilaç. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për ndryshime, stres ose PMS, artikuj të caktuar ushqimor mund të ndihmojnë që hormonet të jenë në ekuilibër dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
AVOKADO
Avokado është një shtojcë e shijshme në cilin do vakt ushqimor. Mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit hormonal, por madje edhe të ndikojë në hormonet që e rregullojnë ciklin menstrual. Është e pasur me beta-sitosterol që ndihmon në balancimin e hormoneve të stresit, ndërsa sterolet bimore ndikojnë në estrogjenin dhe progesteronin – hormonet që janë përgjegjës për ovulimin dhe ciklin menstrual.
FARA LIRI
Farat e lirit kanë burim të rëndësishëm të fitoestrogjeneve që mund të parandalojnë sëmundjet kancerogjene. Përveç kësaj, farat e lirit janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, fibrave dhe antioksidantëve.
BROKOLI
Përveç përfitimeve të shumta shëndetësore, brokoli mund të balancojë hormonet pasiqë ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të estrogjenit, por është kaq i pasur edhe me kalcium i cili ndihmon gjatë sindromit paramenstrual.