Ka njerëz që kur janë nervozë dhe të shqetësuar urinojnë shpesh. Kjo nuk është aq e rrallë dhe është një simptomë shumë e zakonshme e ankthit. Megjithëse, deri më tani nuk ka shumë hulumtime, të deritanishmet sipas profesionistëve tregojnë për disa shkaktarë të mundshëm.
Kur individi është i qetë dhe i relaksuar, fshikëza gradualisht mbushet me urinë nga veshkat. Gjatë gjithë ditës, trupi dërgon sinjale në tru që ju duhet të urinoni. Por kur i njëjti individ fillon të ndjehet nervoz dhe i shqetësuar, gjërat ndryshojnë. Kjo është kryesisht për shkak të faktit se fshikëza është e lidhur ngushtë me sistemin e frikës në trup dhe përgjigja ndaj saj është beteja ose arratisja.
Kur kjo përgjigje të aktivizohet, truri tenton t’i lidhë të gjitha ato sinjale që tregojnë nëse është koha ose jo për të urinuar. Në të njëjtën kohë, muskujt e fshikëzës ngushtohen, gjë që krijon presion më të madh në fshikëz dhe krijon nevojën për të shkuar në tualet.
“Pra, kur ndiheni në ankth, të shqetësuar, reagimi ndaj frikës në trupin tuaj mund t’i ringjallë, ose t’i kaplojë mekanizmat për mbajtjen e urinës në fshikëz, duke shkaktuar nevojën për të urinuar”, shpjegon psikologu Ashwin Nadkarni.