Edhe pse ekranet janë bërë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme, qëndrimi i tepërt para tyre mund të jetë një gjë e keqe për fëmijët. Gjegjësisht, shumë ekspertë paralajmërojnë se përdorimi i tepërt ose i papërshtatshëm i ekranit mund të shkaktojë probleme të ndryshme në zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijës, si obezitet, probleme me gjumin, shikimin apo sjelljen, dhimbje koke dhe depresion.
Por si mund ta kuptojnë prindërit se fëmija i tyre është i varur nga ekranet ose kalon shumë kohë para tyre? Edhe pse shenjat shpesh ndryshojnë nga fëmija në fëmijë, shumica e tyre janë të zakonshme për të gjithë.
Kjo e nënkupton këtë:
- Dëshiron të jetë para ekranit në mëngjes menjëherë pas zgjimit
- Ankohet ose zemërohet kur është koha për të fikur pajisjen
- Mendon dhe/ose flet vazhdimisht për filmat vizatimorë, lojërat ose videot e preferuara
- Shpesh gënjen se sa kohë kalon para ekranit
- Tregon shenja lumturie vetëm kur përdor ekrane ose duket i frustruar kur nuk i përdor
- Nuk është më i interesuar për gjëra apo aktivitete të tjera që i pëlqenin dikur
- I pëlqen të kalojë gjithnjë e më shumë kohë para ekranit
- Ka probleme me gjumin
- Ka luhatje të shpeshta të humorit
- Shpesh ankohet për dhimbje të kokë ose qafës.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se disa nga këta tregues mund të jenë simptoma të diçkaje tjetër përveç përdorimit të tepërt ose të papërshtatshëm të ekranit, ndaj rekomandohet që të konsultoheni me mjekun që do të vlerësojë më së miri se për çfarë bëhet fjalë.
Përktheu dhe përshtati:S.N