Këto janë disa shenja të stresit që tregojnë se duhet ndërmerrni diçka

Shpesh njerëzit i llogarisin shenjat e stresit si probleme të vogla. Por, simptomat e stresit janë mjaftë shqetësuese. Stresi grumbullohet në heshtje dhe krijon probleme serioze shëndetësore.

Stresi është vrasës i heshtur. Ai vjen në jetë, krijon zbrazëti dhe e shkatërron shëndetin duke mos dhënë as edhe një njoftim më të vogël. Shpesh njerëzit i llogarisin shenjat e stresit si probleme të vogla. Por, simptomat e stresit janë mjaftë shqetësuese. Stresi grumbullohet në heshtje dhe krijon probleme serioze shëndetësore.

Këto janë disa shenja të stresit që ju duhet t’i njihni dhe t’i zgjidhni. Nëse neglizhoni alarmet e vogla të stresit, do të bëni që pasojat e tij të jenë më të mëdha me kalimin e kohës.

  • RRAHJE TË ZEMRËS

Stresi çon në ankth, gjë që mund të çojë në hipertension. Rrahjet e forta të zemrës janë një nga shenjat kryesore të hipertensionit. Nëse mund të dëgjoni rrahjet e zemrës, atëherë duhet të shkoni te mjeku.

  • DHIMBJE KOKE

A keni dëgjuar ndonjëherë për “dhimbje koke për shkak të tensionit”? Stresi i tepërt mund të çojë në shfaqjen e kokëdhimbjeve pulsuese dhe të forta.

  • GJAK NGA HUNDA

Gjak nga hunda mund të rrjedhë kur presioni i gjakut rritet papritmas, pa paralajmërim. Mekanizmi mbrojtës natyror i trupit lejon që gjaku të rrjedh nga hunda për të kontrolluar presionin e gjakut.

  • RËNIA E FLOKËVE

Stresi është një nga shkaktarët kryesor të rënies së flokëve.

  • DJERSITJA E TEPËRT

Djersitja e tepërt, djersitja e shuplakave dhe shputave dhe ndjenja e nxehtësisë janë shenja të stresit. Nëse djersiteni shumë, ndërsa qëndroni në dhomë me ajër të kondicionuar, duhet të veproni menjëherë në uljen e nivelit të stresit.

  • NERVOZIZMI I VAZHDUESHËM

Nëse vazhdimisht keni ndjenjën se keni nevojë t’i bërtitni dikujt ose të çlironi energjinë tuaj në ndonjë mënyrë tjetër, atëherë me siguri jeni nën stres. Të zemëroheni ndonjëherë është në rregull, por nervozizmi i vazhdueshëm është më shumë sesa thjesht zemërim.