Çdo njeri të paktën disa herë në jetën e tij ka përjetuar dhimbje. Pa marrë parasysh nëse është fjala për një prerje, dhimbje fyti, dhimbje koke, kirurgji, çdokush ka prag të ndryshëm të tolerancës së dhimbjes.
Megjithatë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, ekzistojnë 20 gjendje që shkaktojnë dhimbje, si rezultat i të cilave ju nuk do të jeni në gjendje të përmbushni detyrat tuaja të përditshme.
“Këto janë të gjitha llojet e dhimbjeve të cilat zakonisht shfaqen në sistemin shëndetësor. Dhimbjen kronike në pjesën e poshtme të shpinës në ndonjë moment të jetës do ta ndjej 80% e popullsisë, pasiqë njeriu kërruset, lakohet dhe bën një sërë lëvizjesh të tjera që ndikojnë në kurriz”, thotë Dr. Gary Leroy, mjeku i mjekësisë familjare dhe na kujton se dhimbja e dhëmbëve mund të jetë mjaft e dhimbshme, por njerëzit shpesh e mohojnë atë.
“Është e zakonshme që ne nuk na intereson shumë për dhimbjet që ndiejmë nga qafa e lartë,” shton ai.
Këto janë 20 gjërat më të dhimbshme që njeriu mund të përjetojë:
- Herpes zoster
- Dhimbje koke
- Shpatulla të mpira (sindromi i mpirjes dhe dhimbje në shpatulla)
- Eshtra të thyera
- CRPS (sindroma e dhimbjes rajonale komplekse)
- Sulmi në zemër
- Dëmtimi i vertebrave të qafës
- Anemia e qelizave në formë drapëri
- Artriti
- Migrena
- Dhimbje të nervit shiatik
- Gurë në veshka
- Inflamacioni i zorrës qorre
- Cerma
- Nevralgjia trigeminale
- Pankreatiti akut
- Endometrioza
- Ulçera e lukthit
- Fibromialgjia
- Dhimbje pas operacionit