Edhe pse është e kuptueshme që si prindër nuk mund ta kënaqim fëmijën gjatë gjithë kohës dhe ta lejojmë të bëjë gjithçka që ai do, në vendosjen e kufijve mund edhe të ekzagjerojmë, paralajmërojnë psikologët. Siç shpjegojnë ata, shumë prindër dinë të ekzagjerojnë pa vetëdije dhe pa dashje rreptësinë e tyre dhe këto janë shenjat që tregojnë se prindi mund të jetë paksa i rreptë.
Një nga shenjat më të zakonshme që një person mund të ketë një qasje paksa shumë strikte ndaj edukimit dhe prindërimit në përgjithësi është nëse ai gjithmonë merr të gjitha vendimet për fëmijën. Sigurisht, disa vendime të rëndësishme do të merren ekskluzivisht nga ju, por ndonjëherë fëmija mund të zgjedhë rroba për kopshtin ose shkollën, si dhe të vendosë nëse do të hajë ose jo të gjithë vaktin për darkë.
Gjënë e dytë të cilën bëjnë shpesh prindërit tepër të rreptë është ajo se japin urdhra pa pasur mundësinë që fëmija të marrë pjesë në dialog ose bisedë. Nëse jeni gjithmonë ai që vendosni rregullat, kjo mund të jetë një shenjë se jeni paksa shumë i rreptë me fëmijën tuaj. Psikologët theksojnë se prindërit që nuk lejojnë dialogun dhe bisedën në fakt i bëjnë fëmijës më shumë dëm sesa mirë.
Gjithashtu, prindërit tepër të rreptë shpesh kanë pritshmëri shumë të larta nga fëmija. Është e mrekullueshme kur prindërit frymëzojnë fëmijët e tyre, besojnë në aftësitë e tyre dhe i ndihmojnë të arrijnë qëllimet e tyre, por psikologët theksojnë se nuk është mirë të teprohet. Në fakt, mund të jetë shumë e keqe.
Domethënë, presioni i vazhdueshëm i prindërve për të qenë më të mirët në çdo gjë, vetëm se mund të krijojë presion tek fëmija dhe të çojë në efektin e kundërt. Nëse ai është shpesh nën një stres të tillë, fëmija përfundimisht mund të frikësohet, të jetë i pasigurt dhe të humbasë vetëbesimin.
Prindërit tepër të rreptë janë gjithashtu të prirur ndaj kritikave të vazhdueshme, të cilat dihet se dëmtojnë zhvillimin mendor të fëmijës në shumë mënyra. Për më tepër, një fëmijë që ka prindër që e kritikojnë çdo ditë ose i gjejnë gabime çdo vendimi të tij, me kalimin e kohës do të fillojë të besojë vërtet se ai nuk është mjaftueshëm i mirë.