Këto janë pijet më të mira për filluar ditën

Ditën zakonisht e fillojmë me dehidrim të lehtë, prandaj është mjaftë e rëndësishme që kur të zgjohemi ta kompensojmë këtë mangësi.

Kur zgjohemi në mëngjes, në shumicën e rasteve do të thotë se 7-8 orët e kaluara jemi pa ujë, pra përafërsisht aq kohë ka kaluar që nga hera e fundit kur kemi pirë ujë. Kjo do të thotë se ditën zakonisht e fillojmë me dehidrim të lehtë, prandaj është mjaftë e rëndësishme që kur të zgjohemi ta kompensojmë këtë mangësi.

Zgjidhja më e thjeshtë është të konsumojmë dy gota ujë. Në këtë mënyrë, ne do të mund të sigurojmë lëngun e nevojshëm për trupin, por në të njëjtën kohë gjithashtu do të stimulojmë metabolizmin dhe nxjerrjen e toksinave.

Nëse në ujë shtoni edhe lëngun e një gjysëm limoni, ju gjithashtu do të pajiseni edhe me vitaminë C e cila e forcon imunitetin dhe përmirëson pamjen e lëkurës.

Çaji jeshil (më së miri i përgatitur paraprakisht dhe i ftohtë) gjithashtu, do të sigurojë bollëk antioksidantësh dhe do të nxisë djegien e yndyrës që nga mëngjesi. Sidoqoftë, nëse keni lukth të ndjeshëm ose gastrit, shmangni çajin e gjelbër në stomakun bosh.

Lëng frutash dhe perimesh herët në mëngjes, do t’ju ofrojnë dozë plotësuese të energjisë. Zgjidhni kombinimin tuaj të preferuar të frutave dhe perimeve – do të ishte mirë të mos i harroni perimet e pasura me hekur si spinaqi dhe panxhari.

Për ata me stomak të ndjeshëm zgjedhje e mirë është edhe çaji i xhenxhefilit, ndërsa gjatë dhimbjeve të kokës të shkaktuara nga alkooli ndihmon lëngu i domateve. Shmangni përdorimin e pijeve të tilla si: lëngje të ëmbla dhe pije të gazuara, pije energjike dhe  alkoolike, por edhe kafen në stomakun bosh.