Sëmundjet i përballojmë më lehtë kur ato paraqiten në një moshë më të re, ky nuk është një sekret, por ashtu siç plakemi probleme e vogla bëhen të mëdha dhe duken më keq se kurrë më parë. Këto janë disa nga problemet që ndonjëherë i kemi injoruar, por vjen një farë kohe kur edhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje.
GRIPI – sistemi imunitar me kalimin e viteve dobësohet, gjë që bën që personat e moshës mbi 65 vjeçare më vështirë të kurohen nga gripi “i thjeshtë”, të cilin dikur e kuronin menjëherë. Gripi mund të çojë shumë shpejt në inflamacion të mushkërive, që në 70 deri 90% manifestohen tek njerëzit e moshës 50 deri në 70 vjeçare, që shpesh rezulton me vdekshmëri.
SËMUNDJET E ESHTRAVE – procesi natyror i plakjes përfshin edhe plakjen e eshtrave. Ata i humbasin mineralet dhe bëhen më të holla dhe më të brishta. Pothuajse 10% e amerikanëve më të vjetër se mosha 50 vjeçare vuajnë nga osteoporoza, gjë që shkakton thyrje më të lehtë ose plasaritje të eshtrave gjatë rënies.
NDRYSHIMI I GJENDJES SHPIRTËRORE – ndryshimet e mënyrës së jetesës, përdorimi i shpeshtë i barnave dhe ulja e aktivitetit trupor mund të ndikojnë në ndryshimin e humorit. Sëmundjet, siç janë mungesa e vitaminave ose hipotiroidizmi, mund të jenë gjithashtu disa nga shkaktarët e kësaj gjendjeje.
URTHI – refluksi i shpeshtë me kalimin e viteve mund të shkaktojë ngushtimin e indit të ezofagut i cili është i lidhur me fytin. Me kalimin e kohës, mund të vjen deri te shfaqja e infeksioneve bakteriale, që do të thotë se ushqimi i shëndetshëm, mos konsumimi i ushqimit vonë në mbrëmje dhe ushtrimet, mund të zvogëlojë problemin me urthin.