Keni një nga ato ditët kur papastërtia duket se po ju sulmon nga të gjitha anët e banesës; grumbujt e librave, revistave dhe lodrave janë kudo, ju gatuani darkën dhe dëgjoni fëmijët që ankohen se janë mërzitur dhe e kanë monotoni. Por edhe në ditë krejtësisht kaotike, ju nuk duhet të harroni se jeni një prind i mirë.
Sigurisht, detyra e një prindi është të vendosë kufij të shëndetshëm dhe se fjala “jo” është përditshmëria juaj, por të jesh prind i mirë do të thotë gjithashtu t’i ekspozosh fëmijët ndaj të gjitha pasuritë e jetës, duke i lejuar ata të marrin pjesë në procese të ndryshme.
- Ju i lejoni fëmijës suaj të ndotet
Baltë, ngjyrë apo ushqim – nëse fëmija juaj e gjen veten të mbuluar nga ndonjërën nga këto gjëra, ju lumtë juve mami! Këpucët do të thahen, balta dhe papastërtia do të lahen, por ajo që nuk do të largohet janë gjërat e mrekullueshme që do të dalin prej saj. Sa herë që e lini fëmijën tuaj të eksplorojë oborrin, të gërmojë në papastërti dhe të studiojë bimët, sistemi i tij imunitar rritet. Hulumtimet shkencore madje tregojnë se ne jemi më të lumtur kur bëhemi pis. Përvojat e çrregullta zhvillojnë gjithashtu shqisat tona – kështu që kur fëmijët shkojnë në park, ata duan të provojnë rërën dhe janë të lumtur kur vendosin këmbët e tyre të zbathura në baltë. Sepse ndihen shkëlqyeshëm!
2. Ju i lexoni librin e preferuar, përsëri dhe përsëri
Kur prindi dëgjon fjalët “Tani lexo sërish nga fillimi!”, me një psherëtimë që fëmija nuk e dëgjon, kthehet në faqen e parë dhe fillon të lexojë tregimin e tij të preferuar para gjumit. Përsëri. Dhe përsëri. Leximi i lejon fëmijës tuaj të zhvillojë trurin dhe imagjinatën e tij. Një përvojë e zakonshme që do ta ndihmojë fëmijën të zhvillojë aftësitë gjuhësore, por edhe t’i japë atij një ndjenjë të mirë. Leximi së bashku do të forcojë ndjenjën e sigurisë dhe intimitetit mes jush dhe fëmijëve.
3. I lejoni të shijojnë mërzinë
Shoqëria moderne ka zhvilluar një frikë të pazakontë nga mërzia. Hapësirat e zbrazëta të fëmijëve i mbushim me dhjetëra lodra në mënyrë që ata të argëtohen gjithmonë me diçka, por ka ende një lidhje të fortë mes mërzisë dhe kreativitetit. Një shkencëtar për zhvillimin e fëmijëve shpjegon se në vend që t’u mbushim hapësirën fëmijëve kur ata janë të mërzitur, ne duhet të zhvillojmë aftësinë e tyre për të thyer monotoninë. Në fillim duhet t’u tregosh se mërzia është e këndshme, tregoju me shembull. Përfundimisht, mërzia do t’i lëvizë fëmijët dhe do t’i inkurajojë ata të zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe të mësojnë se si të mbushin kohën e tyre.
4. Ju uleni dhe luani së bashku me të
Ju uleni në nivelin e fëmijës tuaj, e përqafoni, e gudulisni dhe luani lojëra të ndryshme në dysheme. Përskaj asaj se është e shkëlqyer kjo gjë për djegien e energjisë, ndërtimin e marrëdhënieve të afërta, ju po i tregoni fëmijës tuaj se si të mbrohet; është gjithashtu e mirë për të testuar kufijtë e tyre fizikë. Dhe nuk është thjesht një “lojë e baballarëve”, edhe mami di dhe mund të marrë pjesë në të gjitha këto lojëra.
Përktheu dhe përshtati:S.N