KËTO JANË SHKAQET KRYESORE TË DHIMBJES SË SHPINËS: Çfarë sikur papritur nuk mund të ngriheni nga karrikja, të drejtoni shpinën pasi të keni larë enët ose të vishni çorapet

Pikërisht lumbago ose dhimbja e shtyllës kurrizore në zonën e ijeve është ajo që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Çfarë duhet të dini për lumbagon?

Qëndrimi i gjatë ulur, qëndrimi i përkulur, mungesa e aktivitetit fizik ose puna e rëndë fizike janë vetëm disa nga shkaqet e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës (lumbago) – një nga problemet më të zakonshme shëndetësore të ditëve të sotme.

Është vlerësuar se rreth 23% e të rriturve sot vuajnë nga dhimbja e shpinës (lumbago) që zgjat të paktën tre muaj dhe për këtë arsye mund të përshkruhet si kronike. Shkaqet e dhimbjes së shpinës mund të jenë mekanike dhe inflamatore dhe mund të jenë të shumta si infeksioni, sëmundjet e veshkave dhe të sistemit tretës… Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës apo lumbago është gjendje e trupit, sindromë e manifestuar me dhimbje në pjesën lumbale e shtyllës kurrizore. Dhimbja mund të jetë e pranishme gjatë pushimit ose gjatë lëvizjes. Mund të fillojë papritur si pasojë e kërcitjeve, lëvizjeve të papritura, ngritjes së peshave, ose gradualisht si pasojë e pozicioneve të këqija afatgjatë (dyshek i keq, jastëk i keq, pozicione të këqija të punës në raport me karrigen, lartësia e ekranit të kompjuterit…)

Dr. Bayo Currie-Winchell, mjeke në Spitalin St Mary’s shpjegon se çfarë duhet të dini për lumbagon dhe cilat simptoma tregojnë se jeni duke vuajtur prej tij.

  • Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës (e papritur, e fuqishme)

Dr. Currie-Winchell tregon se shpesh ndodh që një moment një person normalisht po përgatit darkën dhe në momentin tjetër nuk mund të çohet nga karrigia. Ky moment i papritur është një nga simptomat që zbulojnë lumbagon dhe mund të zgjasin për disa ditë, javë apo edhe muaj.

  • Dhimbje në këmbë

Mjeku përmend se kjo është edhe një nga simptomat e para të lumbagos, pra dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, e cila është rezultat i shkurtimit të muskujve dhe ngjeshjes së nervave që ndodhen në pjesën e poshtme të shpinës. Sa kohë zgjat dhimbja varet nga sa nerva janë prekur.

  • Dhimbje në ije

Dr. Currie-Winchell shpjegon se mund të ndjeni shtrëngim ose dhimbje në ije, si dhe shtrëngim të muskujve në pjesën e poshtme të shpinës. Gjendja mund t’ju ndjekë për disa ditë, javë ose muaj.

  • Çfarë e shkakton dhimbjen e shpinës

“Lumbago përkufizohet si dhimbje në pjesën e poshtme të trupit. Dhimbja mund të shkaktohet nga shumë gjëra, por shpesh shoqërohet me kryerjen e detyrave të përditshme, si veshja, ngritja e fëmijës, pastrimi i kuzhinës dhe larja e enëve. Përsëritja e lëvizjeve të tilla bën që muskujt në shpinë të shtrëngohen sikur të jeni nën sulm. Ky është në fakt një reagim mbrojtës i trupit – mbron shtyllën kurrizore nga dëmtimet e mundshme. “Këto spazma muskulore shoqërohen me pamundësinë për të qëndruar në këmbë apo për të ecur dhe kur përpiqeni të uleni, muskujt do të shtrëngohen dhe kjo do të shkaktojë dhimbje të menjëhershme”, shpjegon doktori.

  • Si lumbago mund të shkaktojë probleme të përditshme

Dr. Currie-Winchell thekson se kjo gjendje mund të jetë mjaft rraskapitëse: “Muskujt në shpinë do të na ndihmojnë të qëndrojmë aktivë dhe do të na lejojnë lëvizje të vogla ose të mëdha. Të gjithë do të përjetojnë dhimbje shpine nganjëherë dhe në mënyra të ndryshme, por shpesh shoqërohen me dhimbje të forta që do të vështirësojnë çdo përpjekje për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur. Nëse përjetoni gjithashtu ulje të kontrollit të zorrëve, temperaturë ose ndjesi shpimi gjilpërash, mund të jetë një gjendje që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.

  • Pse është kaq e vështirë për t’u caktuar një diagnozë?

Lumbago, ose dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, mund të prekë zona të ndryshme, si ijet ose këmbët, të cilat mund ta bëjnë të vështirë rrugën drejt diagnozës, thotë Dr. Currie-Winchell.

  • Si të parandaloni dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës?

Dr. Curry-Winchell thotë se ndërsa është e rëndësishme të qëndroni aktiv dhe të angazhoheni në aktivitete me intensitet të moderuar, trajnimi i forcës do të ndihmojë me disa lëvizje, të tilla si ngritja e objekteve të rënda. Ushqimi cilësor mund të parandalojë gjithashtu zhvillimin e sëmundjeve në pjesën e poshtme të shpinës.