Inflamacioni i mushkërive mund të prek këdo, pasi që është ndërlikimi më i zakonshëm i sistemit të frymëmarrjes, e veçanërisht gripit. Edhe pse shpesh është rezultat i disa infeksioneve, ekzistojnë mbi 30 shkaqe të ndryshme të sëmundjes. Personat me astmë, sëmundje kronike obstruktive pulmonare ose ndonjë sëmundje tjetër kronike bëjnë pjesë në grupin e rrezikut.
Inflamacioni i mushkërive ose pneumonia është inflamacion akut, infektiv i parenkimës së mushkërive që zë hapësirën alveolare dhe hapësirën midis alveolave.
CILAT JANË SIMPTOMAT?
Ato mund të variojnë nga mesatarisht intensive në intensive, në varësi të llojit të inflamacionit të mushkërive që keni, ndërsa këto janë më të zakonshme:
- Kollitja
- Temperatura
- Ethet
- Vështirësi në frymëmarrje
SIMPTOMAT TJERA MUND TË PËRFSHIJNË:
- Dhimbje të forta dhe ndjesi shpimi gjilpërash në gjoks
- Dhimbje koke
- Djersitje e tepërt
- Humbja e oreksit, energjia e pamjaftueshme dhe lodhja
- Konfuzion – sidomos te njerëzit e moshuar
ÇFARË E SHKAKTON INFLAMACIONIN?
- bakteret
- Viruset
- Mikoplazmat
- Infeksionet si kërpudhat
- Faktorët e jashtëm
CILËT JANË FAKTORËT E RREZIKUT?
Çdokush mund të sëmuret nga inflamacioni në mushkëri, ndërsa faktorët e rrezikut përfshijnë:
- Mosha – nëse jeni më i ri se pesë vjet dhe më i vjetër se 65 vjeç
- Duhanpirësit
- Infeksione të frymëmarrjes kohëve të fundit
- Sëmundja kronike e mushkërive
- Sëmundje të tjera siç janë inflamacioni i mushkërive, sëmundjet e zemrës, mëlçisë ose diabeti
- Sistemi i dobët imunitar
Më të rrezikuarit konsiderohen fëmijët shumë të vegjël me sistem imunitar jomjaftueshëm të zhvilluar, dhe personat me sëmundje kronike dhe dëmtim të sistemit imunitar, ndërsa te personat mbi moshën 65 vjeçare pneumonia është kryesisht e rëndë dhe shpesh vdekjeprurëse.