Në Maqedoni, më shumë se 25 000 njerëz vdesin çdo vit nga sulmi në zemër. Megjithëse ky është një numër tepër i madh, lajmi i mirë është se mund të zvogëlohet. Nëse shenjat e sulmit në zemër njihen në kohë, mund të reagohet në kohë dhe të shpëtoni veten ose jetën e dikujt tjetër.
Shumë njerëz besojnë se simptoma kryesore e sulmit në zemër është kur individi e mban zemrën për shkak të dhimbjes në gjoks. Por kjo nuk është e vërtetë. Më shumë se 25% e sulmeve në zemër ndodhin në heshtje, pa simptoma të qarta ose shenja, por para se të ndodhë, trupi jep shenjë të një sulmi të mundshëm në zemër.
Këto janë katër shenjat që konsiderohen si alarm i sulmit në zemër:
Ënjtja – shumica e njerëzve mendojnë se ënjtja e nyjeve dhe shputave shkaktohet kryesisht nga të qëndruarit gjatë ulur ose në këmbë. Por duhet të jeni të vetëdijshëm se dështimi i zemrës mund të çojë në akumulimin e lëngjeve në trup, gjë që rezulton me ënjtje të nyjeve, të këmbëve, shputave e madje edhe stomakut. Akumulimi i lëngjeve në një periudhë të shkurtër kohore, çon në shtimin në peshë, por në humbjen e oreksit. Në këtë rast, sigurohuni që të kontaktoni me mjekun.
Ankthi – pacientët që i kanë mbijetuar sulmit në zemër pretendojnë se kanë pasur sulm ankthi pak para sulmit në zemër. Këtu ndonjëherë shfaqet problem, pasiqë njerëzit që vuajnë nga ankthi kur përjetojnë një sulm ankthi, shpesh pretendojnë se kanë kaluar një sulm në zemër. Por është mirë që gjithmonë të konsultoheni me mjekun në situata të tilla.
Dhimbje në pjesët tjera të trupit – përpara sulmit në zemër, dhimbje të lehta mund të fillojnë të shfaqen në gjoks dhe të përhapen në kafkë, shpatulla, krahë, shpinë dhe stomak. Në disa raste, njerëzit nuk ndjejn fare dhimbje gjoksi, por vetëm dhimbje në pjesët tjera të trupit, kështu që ata nuk kanë asnjë dyshim për një atak në zemër. Nëse përjetoni dhimbje në njërën ose në të dyja krahët ose në shpinë, shkoni tek mjeku.
Kollitja – një tjetër simptomë është mukus i përgjakshëm ose kollitja papritmas e cila shoqërohet me shtrëngimin në fyt dhe gjoks. Kjo mund të tregojë për dështimin e zemrës dhe akumulimin e lëngjeve në mushkëri. Prandaj, kushtojini vëmendje të veçantë kësaj simptome.
Disa nga simptomat tjera të mundshme janë:
- Të përziera;
- Marramendje;
- Presioni në gjoks;
- Mungesa e ajrit;
- Djersë të ftohta.
Nëse simptomat e përmendura zgjasin më shumë se pesë minuta, sigurohuni që të kërkoni ndihmë mjekësore.