KËTO KËSHILLA DO JU NDIHMOJNË TË NJIHNI DALLIMIN: A jeni vetëm të ftohur ose keni inflamacion te sinuseve?

Është e rëndësishme të dini se, megjithëse mund të shfaqen simptoma të ngjashme, ftohja dhe sinusiti janë në fakt sëmundje të ndryshme.

Nëse keni rrjedhje hunde, me siguri supozoni se është ftohje. Por nëse gjendja nuk largohet ose ndiheni më keq, ndoshta bëhet fjalë për inflamacion të sinuseve.

Është e rëndësishme të dini se, megjithëse mund të shfaqen simptoma të ngjashme, ftohja dhe sinusiti janë në fakt sëmundje të ndryshme. Ja çfarë duhet të dini:

ÇFARË ËSHTË FTOHJA?

Ftohja e zakonshme është inflamacion viral i mukozës së hundës dhe pjesës së përparme të fytit dhe karakterizohet nga teshtitje të theksuara, hundë dhe veshë të zënë, thatësi, shtrëngim dhe dhimbje të lehta në fyt. Zakonisht nuk ka simptoma të përgjithshme. Sëmundja fillon pas inkubacionit për 1 deri në 3 ditë dhe zakonisht zgjat rreth një javë, gjë që çon në shërim të plotë.

Simptomat e ftohjes përfshijnë:

  • Dhimbje të fytit
  • Rrjedhje të hundës
  • Kollë
  • Teshtitje
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje në trup

ÇFARË ËSHTË INFLAMACIONI I SINUSEVE?

Inflamacioni i sinuseve nënkupton inflamacion dhe ënjtje të mukozës së sinusit, mund të jetë bakterial, viral apo edhe fungal. Simptomat më të zakonshme janë presioni në kokë dhe dhimbja e kokës, rrjedhjet e shumta nga hunda dhe pas hundës, në inflamacionet e rënda edhe temperaturë. Nëse ka rrjedhje purulente, tregon se mund të jetë inflamacion bakterial. Shkarkimi i përgjakshëm nga hunda gjithashtu tregon inflamacion dhe e gjithë zgavra e hundës duhet të ekzaminohet më në detaje. Sipas Qendrës amerikane për alergji, astmë dhe imunologji, simptomat e sinusitit përfshijnë:

  • Pikim postnazal
  • Sekrecion i gjelbër nga hunda
  • Ndjeshmëria e fytyrës poshtë syve ose ballit
  • Dhimbje në pjesën e përparme të kokës
  • Dhimbje dhëmbësh
  • Kollë
  • Temperaturë
  • Lodhje
  • Era e keqe e gojës

SI TRAJTOHET FTOHJA?

Fatkeqësisht, nuk ka zgjidhje të shpejtë, por është e rëndësishme të pini shumë lëngje, të pushoni dhe të përdorni medikamente të cilat mund t’i merrni edhe pa recetë, por ato nuk do të ndikojnë në rrjedhën e sëmundjes, sepse ftohja shkaktohet nga viruset, dhe jo nga bakteret, ndërsa antibiotikët nuk do të ndihmonin.

Dr. Susan Besser, mjeke në Qendrën mjekësore Mercy në Baltimore, këshillon përdorimin e medikamenteve si ibuprofeni për ethet dhe dhimbjet, por edhe për hundën e zënë. Mjalti është një përbërës shumë i mirë nëse keni kollë. Do t’ju ndihmojnë gjithashtu sprejet e hundës, si dhe supa e nxehtë e pulës që do t’ju mbajë ngrohtë. Sigurisht që është më mirë të lehtësoni simptomat tuaja.

SI TRAJTOHET INFLAMACIONI I SINUSEVE?

Inflamacioni i sinuseve shpesh do të largohet vetë, thonë ekspertët nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC), por nëse infeksioni juaj nuk largohet dhe shkaktohet nga bakteret, mund t’ju duhet të merrni antibiotikë. Nëse mjeku juaj vendos se keni nevojë për antibiotikë, mund t’ju duhet të merrni deri në 28 ditë, ndërsa trajtime të tilla afatgjata zakonisht u përshkruhen njerëzve që kanë forma pak më të rënda të sinusitit. Qendra amerikane për alergji, astmë dhe imunologji thekson se duhet pasur kujdes kur përdorni antibiotikë, ndërsa i këshillon vetëm ata që luftojnë me simptomat për më shumë se 7 ose 10 ditë. Ata gjithashtu ju këshillojnë të provoni këshillat e më poshtme për të lehtësuar gjendjen:

  • Përdorni sprej për hundën për disa ditë
  • Merrni antihistaminë
  • Provoni kortikosteroidet intranazale (spray)
  • Pastroni zgavrën e hundës me tretës me kripë dhe ujë