Fryrja, ndjenja e shpejtë e ngopjes dhe dhimbjet në zonën e legenit
Të gjitha simptomat e mësipërme mund të jenë simptoma të kancerit të vezores, prandaj është mirë që të konsultoheni me mjekun. Shenjë e kësaj sëmundje mund të jetë edhe nevoja e shpeshtë për të shkuar në banjo. Sidoqoftë, pa panik, më së miri është që të konsultoheni me mjekun.
Dhimbje gjatë urinimit, gjakderdhje anormale pas menopauzës
Problemet me urinimin dhe sekrecioni i pazakontë vaginal ose gjakderdhja (sidomos pas menopauzës) janë disa simptoma të kancerit të mitrës.
Depresioni, humbja e peshës, ndryshime në ngjyrën e urinës dhe ngjyrën e lëkurës
Depresioni dhe humbja e oreksit shpesh paraprijnë kancerit pankreatik, mirëpo disa nga simptomat e hershme janë ngjyra e errët e urinës, si dhe ndryshimet në ngjyrën e lëkurës. Kjo tregon edhe për kancerin e zorrës së trashë.
Ndryshimet në funksionimin e zorrëve dhe gjak në jashtëqitje
Nëse keni diarre ose kapsllëk që zgjat më shumë se disa ditë, ose keni gjakderdhje të rektumit, jashtëqitje të errët dhe gjak në jashtëqitje, kjo mund të jetë shkak për shqetësim. Të gjitha të specifikuara, tregojnë për simptoma të zorrës së trashë.
Ndryshimet e lëkurës, zmadhimi i nyjeve limfatike nën sqetulla
Shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit mund të jenë të ndryshme për të gjithë, por gjëja më e rëndësishme është që t’i kushtohet vëmendje ndryshimit të pamjes dhe thithave.
Zëri i ngjirur, frymëmarrja e vështirësuar, dhimbja në shpatulla
Kollitja e shpeshtë dhe zëri i ngjirur mund të jenë shenjë e kancerit të mushkërive, ndërsa zëri i ngjirur mund të jetë shenjë edhe për kancerin e gjëndrës tiroide dhe fytit.