Këto shenja tregojnë kancerin e gjuhës: Nëse i vini re, menjëherë te mjeku!

Kjo sëmundje ndikon në pjesën e përparme të gjuhës, ndërsa kanceri në pjesën e pasme të gjuhës quhet karcinomë orofaringeale.

Kanceri i gjuhës është lloj i kancerit oral ose kancerit të gojës dhe zakonisht bëhet fjalë për qelizat skuamoze në sipërfaqen e gjuhës.

Kjo sëmundje ndikon në pjesën e përparme të gjuhës, ndërsa kanceri në pjesën e pasme të gjuhës quhet karcinomë orofaringeale.

SIMPTOMAT

  • Dhimbje në nofull ose në fyt
  • Dhimbje gjatë gëlltitjes
  • Ndjenja se keni diçka në fyt
  • Gjuhë ose nofullë e mpirë
  • Probleme gjatë përtypjes dhe gëlltitjes së ushqimit
  • Shenja të bardha ose të kuqe në gojë ose në gjuhë
  • Ulçerë në gjuhë që nuk shërohet
  • Puçrra në gojë
  • Hemoragji të gjuhës dhe rritjet në gjuhë

Kjo sëmundje është më e zakonshme tek duhanpirësit, tek personat që shpesh konsumojnë alkool, hanë pak fruta dhe perime, ndërsa të ushqyerit e tyre kryesisht bazohet tek mishi i kuq, të prekurit nga Human Papilloma Virus, presonat me predispozita gjenetike, si dhe personat që më herër kanë pasur ndonjë lloj kanceri, zakonisht kancer në qelizat skuamoze.

Si një lloj i trajtimit, fillimisht aplikohet ndërhyrja kirurgjikale, nga ku largohet një pjesë ose e gjithë gjuha (glosektomia), dhe pastaj përshkruhet terapia e caktuar.