Nënat dhe baballarët shpesh mendojnë se lavdërimi i të vegjëlve u rrit besimin, por ndonjëherë kjo nuk mjafton. Shpesh, sado që prindërit përpiqen t’i mbështesin fëmijët e tyre në çdo gjë, t’i inkurajojnë dhe t’i gëzojnë, në një moment ata do të ndihen të pasigurt.
Prandaj është detyra e çdo prindi të kuptojë se kur i vogli i tyre ka nevojë për inkurajim dhe kur është e nevojshme për ti rikthyer besimin e lëkundur. Nëse fëmija juaj i bën këto gjëra, ju duhet të reagoni.
- Nuk mund të pranojë as kritika dhe as lëvdata
Edhe kritika konstruktive mund të ketë një efekt të keq tek një fëmijë që është i pasigurt, por asgjë nuk i kalon lavdërimet. Fëmijët me vetëbesim të ulët nuk mund të pranojnë një kompliment sepse mendojnë se nuk është e vërtetë. Ata zakonisht i përgjigjen lavdërimit duke mos u pajtuar, duke kthyer kokën ose duke rrotulluar sytë (në disa raste në të tre mënyrat).
- Shmang çdo sfidë
A e shmang fëmija juaj një detyrë pa u përpjekur ta zgjidhë atë? A dorëzohet në pengesën e parë? Kjo zakonisht tregon një frikë nga dështimi, e cila rrjedh nga pasiguria dhe vetëbesimi i ulët.
- Nuk shoqërohet me bashkëmoshatarët
Edhe pse shoqërueshmëria nuk është karakteristikë e çdo fëmije, ndrojtja mund të jetë shenjë e një problemi më të madh. Nëse një fëmijë shmang shoqërimin me bashkëmoshatarët, mund të nënkuptojë se ai shqetësohet për atë që të tjerët do të thonë ose bëjnë për ndonjë gjë. Kjo veçori mund të vijë nga hiçi, prandaj kini parasysh nëse ka ndryshime, nëse fëmija juaj shoqërohet me miqtë ose nëse nuk i pëlqen më aktivitetet që i pëlqente më parë.
- Është autokritikë
Ndonjëherë një prind mund të vërejë se një fëmijë është vetëkritik, por ndonjëherë nuk është aq e dukshme. Edhe pse negativiteti është veçanërisht i theksuar në vitet e adoleshencës, fëmijët e vegjël janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj vetëbesimit të ulët. Nëse fëmija juaj shpesh merr komente të këqija për pamjen, inteligjencën ose personalitetin e tij, është koha ta lavdëroni.
- Ngacmon bashkëmoshatarët e tij
Ngacmuesit shpesh mendohet se “shpërthejnë” nga vetëbesimi. Në fund të fundit, ata ecin me kokën lart dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Megjithatë, shumica prej tyre sillen në këtë mënyrë pikërisht sepse duan të fshehin pasigurinë dhe mungesën e vetëbesimit.
Përktheu dhe përshtati:S.N