Shpesh ndodh që t’i injorojmë ose thjesht të mos i njohim simptomat e caktuara, të cilat tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin. Megjithëse jo gjithmonë do të thotë se janë të rrezikshme, ndonjëherë mund të lajmërojnë se bëhet fjalë për gjendje serioze.
Ja cilat simptoma fizike asnjëherë nuk duhet t’i injoroni:
Buzët e plasaritura
Nëse nuk është shkaktuar nga lëpirja e vazhdueshme e buzëve ose qëndrimi në erë, plasaritjet në buzë ndoshta mund të kenë kuptimin se organizmi ka mungesë hekuri, zinku dhe vitaminave të grupi B (B3, B2 dhe B12). Ky fenomen është i zakonshëm për vegjetarianët, pasiqë ata në ushqimin e përditshëm nuk marrin mjaftueshëm nga mineralet dhe vitaminat e përmendura. Nëse vëreni buzë të plasaritura, në menynë ditore përfshini kikirikët, thjerrëza, mish pule dhe gjeldeti, salmon, ton, midhje, brokoli, spec i kuq, lakër jeshile dhe lulelakër.
Shtangja dhe ndjesi shpimi gjilpërash në krahë dhe këmbë
Ngurtësia e duarve dhe e këmbëve e pasuar nga ndjesia e pakëndshme e shpimit të gjilpërave, është shenjë se mungojnë vitaminat e grupit B (acidit folik, B dhe B12) të cilat lidhen me nervat periferike, ndoshta mungojnë në trup. Mungesa e këtyre vitaminave mund të shkaktojë anemi, depresion, mosbalancim hormonal dhe lodhje. Ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe në këmbë do të thotë edhe probleme me zemrën, në përgjithësi me sistemin kardiovaskular. Nëse simptomat nuk kalojnë shpejt ose shfaqen shpesh, atëherë vizitohuni te mjeku.
Ndryshimet në ngjyrë të kuqe ose të bardhë të lëkurës, të ngjashme me puçrrat
Këto ndryshime mund të ndodhin në lëkurën e fytyrës, duart, qafën dhe shpinën, dhe mund të nënkuptojë prezencë të ekzagjeruar të acideve yndyrore në trup ose mungesë të vitaminave A dhe D. Shmangni përdorimin e trans yndyrnave (margarinë) dhe yndyrnat vegjetale.