Koronavirusi mund të paktën siç pretendojnë ekspertët ditët e fundit, ta keni përjetuar. Ekspertët thonë se ekziston mundësia që disa njerëz të kenë kontraktuar virusin përpara se të fillonte zyrtarisht epidemia. Nëse keni pasur forma të lehta të këtyre simptomave, me siguri keni mundur me sukses vetë virusin.
INFEKSIONI I SYVE
Hulumtimi i ri ka treguar se infeksion në sy, siç është konjunktiviti, mund të jetë simptomë e COVID-19.
“Është i njohur fakti se çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral, si ndërlikim sekondar, gjë që ndodh edhe te COVID-19”, thanë studiuesit.
Megjithatë, ata shtuan se nuk ka gjasa që një person i infektuar të ketë konjunktivitin si simptomën të vetme, por me siguri do të pasohet nga ethet, kolla e thatë ose ndonjë simptomë tjetër.
KOLLA E THATË
Një nga simptomat më të zakonshme dhe të njohura të koronavirusit është kolla e thatë.
LODHJA MENTALE
Edhe pse nuk njihet zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë raportuar atë si simptomë.
TEMPERATURA
Përveç kollës së thatë, ky është treguesi më i madh i koronavirusit.
VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE
Ndjenja e presionit në gjoks dhe pamundësia për të marrë frymë thellë, gjithashtu shfaqen si simptoma të COVID-19.
HUMBJA E NDJENJËS SË TË NUHATURIT DHE SHIJES
Kohëve të fundit shoqata britanike e otorinolaringologëve paralajmëroi se humbja e ndjenjës së të nuhaturit dhe shijes mund të jetë simptomë e virusit.
PROBLEME ME STOMAKUN
Është raportuar se nga 204 personat e infektuar që morën pjesë në hulumtim, 48.5% e tyre kanë raportuar diarrenë si simptomë.
LODHJA FIZIKE
Një tjetër simptomë e COVID-19, e cila paraqitet edhe gjatë ftohjes, gripit dhe një numër virusesh tjera, është lodhja dhe rraskapitja.