Sot, kikirikë janë një nga ushqimet më të kërkuara gjatë shikimit të një filmi ose leximit të një libri, qofshin ato të kripura ose të kombinuara me çokollatë ose fruta të thata. Por kikirikët janë shumë më tepër se kaq, për shkak të vetive ushqyese dhe kurative.
Kikirikët përmbajnë vitamina dhe minerale të shumta, përfshirë vitaminën E, vitaminat e kompleksit B (1,2,3,6), kalcium, magnez, hekur, zink, mangan, Q10 dhe resveratrolin i cili e zgjat dhe rigjallëron jetën. Për shkak të përbërësve të përmendur, kikirikët e përmirësojnë kujtesën dhe dëgjimin, ndikojnë në potencën, u japin shkëlqim folkëve dhe e qetësojnë sistemin nervor.
Shkencëtarët gjithashtu besojnë se konsumi i kikirikëve ose gjalpit të kikirikëve mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Ndër të tjera, kjo është në sajë të vetive antioksidues, si dhe përqindjen e lartë të fitonutrientëve dhe fibrave dietike. Interesant është fakti se edhe pse mendohet se kikirikët nxisin shtimin në peshë, njerëzit që i konsumojnë rregullisht nuk fitojnë në peshën trupore. Të ngrënit kikirikë ju bën që të ndiheni të ngopur, ndërsa në trup futni shumë lëndë ushqyese, proteina dhe vitamina.
Kikirikët e fërguar ose të pjekur, si dhe gjalpi i kikirikëve, gjithashtu janë të shëndetshme dhe ushqyese, pasiqë gjatë pjekjes nuk u humbasin vetitë e tyre ushqyese. Ajo çka nuk është e shëndetshme është kripa e tepërt ose vaji jo i shëndetshëm që përdoret për pjekje.
Ana e vetme e keqe e kikirikave është se ato shkaktojnë reaksione alergjike tek persona të caktuar.