Nga gjithsejt 10.8 milion vdekje si pasojë e inflamacionit të mushkërive, 1.7 milion do të ndodhni vetëm në dy vende Nigeri dhe Indi. Në Pakistan, mund të vdesin nga kjo sëmundje rreth 700 000 fëmijë dhe në Kongo rreth 63 000.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, inflamacioni i mushkërive është shkaku i parë infektiv i vdekshmërisë tek fëmijët dhe shkakton 15% të numrit total të vdekjeve tek fëmijët më të vegjël se 5 vjet.
Pneumonia më së shpeshti është e shkaktuar nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret, por edhe nga viruset, ndërsa pneumonia fungale shfaqet shumë më rrallë. Infeksionet e përziera të baktereve dhe viruseve mund të përfshijnë deri në 45% të infeksioneve totale tek fëmijët dhe 15% të infeksioneve tek të rriturit.
Bakteret janë shkaku më i zakonshëm i pneumonisë, ndërsa lloji Streptococcus pneumoniae izolohet në 50% të rasteve. Bakteret arrijnë në mushkëri nëpërmjet frymëmarrjes përmes fytit ose hundës, por mund të përhapen edhe nëpërmjet gjakut. OBSH vlerëson se nga kjo sëmundje në vitin 2015, vdiqën 922 000 fëmijë të moshës nën 5 vjeçare.
“Parandalimi është i mundur nëpërmjet vaksinimit, mënyrës së duhur të të ushqyerit dhe përmirësimin e faktorëve të jashtëm të ndryshëm. Në nivel global, do të mund të shpëtonin 4,1 milionë fëmijë, kur të ndërmerrnin disa masa të thjeshta: imunizim më të madh global, qasje në antibiotikë dhe përmirësimin e të ushqyerit tek fëmijët e rrezikuar, theksojnë profesionistët e OBSH-së.