Pacientët që marrin citostatikë dhe imunoterapi, si dhe ata që i nënshtrohen radioterapisë, duhet të paraqiten rregullisht në terminin e caktuar. Sipas informacioneve nga Klinika universitare për onkologji dhe radioterapi, spitali po funksionon pa probleme edhe në kushtet e COVID-19, kryesisht për shkak të specifikës së sëmundjeve malinje. Klinika rekomandon vetëm terapi tabletash për pacientët e tyre, edhe atë të shkoj ta marrë ndonjë anëtar i familjes.
Në të njëjtën kohë, ekipi mjekësor i onkologjisë doli me këshilla për pacientët e tyre në kushte të pandemisë së re të koronavirusit.
- Pacientët duhet të mbajnë maskë dhe doreza kur hyjnë në ambientet e klinikës, mirëpo nëse nuk kanë maskë dhe doreza, ato do t’ju sihurohen nga klinika.
- Nëse keni temperaturë të lartë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, mos ejani në kontrollin e planifikuar, kimioterapi ose rrezatim në klinikë, por telefononi mjekun tuaj dhe njoftojini për gjendjen tuaj.
- Pacientët duhet të mbajnë një distancë prej të paktën 1.5 metra nga pacientët e tjerë gjatë kohës që presin në dhomën e pritjes.
- Pacientët dhe shoqëruesit e tyre nuk duhet të hyjnë në klinikë pa u thirrur.
- Të informojnë stafin mjekësor i cili është i përfshirë direkt në ofrimin e kujdesit onkologjik nëse ata kanë rast të njohur në afërsi të tyre që është pozitiv me COVID-19.
Si kujtesë, Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji gjithashtu ofron mbështetje psikologjike për pacientët me sëmundje onkologjike, për të cilat mund të kontaktoni numrat e telefonit në vijim:
- Mjeku i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, në periudhën nga 10:00 deri në 12:00, me numër telefoni 078 / 364-629
- Kryetarja e Odës së Psikologëve, Mirjana Jovanovska-Stojanovska nga ora 12:00 deri në orën 17:00, me numër telefoni 070 / 233-453
- Psikologia Aleksandra Stefanovska nga ora 15:00 deri në ora 18:00 me numër telefoni 071 / 218-050
- Psikologia Elena Gjorgjevska nga ora 17:00 – 20:00, me numër telefoni 078 / 494-973