Nxënësit e vitit të katërt nga NOVA International School Skopje së bashku me profesorët e tyre të psikologjisë Ivana Pemper dhe Viktorija Dimitrovska vizituan departamentet tona të radiologjisë dhe neurologjisë. Ata patën mundësinë të njihen nga afër me teknologjitë e imazherisë së trurit si rezonanca magnetike (MR), tomografia e kompjuterizuar dhe diagnostikimi EEG, të cilat përdoren për të përcaktuar funksionin e këtij organi.
“I falenderojmë nxënësit dhe profesorët për interesin dhe kureshtjen gjatë vizitës së klinikës tonë, si dhe kryeinfermieren tonë Svetlana Onçeva, infermieren Suzana Kostovska dhe teknikun tonë radiologjik Mihajlo Manoilov që e realizuan këtë vizitë”- deklaruan nga Klinika “Zhan Mitrev”.