Për herë të tretë, Vula e Artë nga Joint Commission International për Klinikën Zhan Mitrev. Me këtë ricertifikim është vërtetuar edhe një herë se institucioni shëndetësor ka standardet më të larta për sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve.
“Nga analiza e bërë konstatuam se Klinika Zhan Mitrev ka kapacitet dhe potencial për të qenë Majo Klinik jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Ka një kapacitet të madh në sallat e operacionit dhe ekspertizën e personelit mjekësor, një sistem funksional për regjistrimin elektronik të të dhënave shëndetësore, përkushtim dhe profesionalizëm të madh të mjekëve dhe punonjësve dhe më e rëndësishmja, ky spital ka një menaxhment të shkëlqyer”, tha Dr. Majkëll T. Njin, anëtar i komisionit për akreditim të Joint Commission International.
Ky konfirmim e vendosi edhe një herë Klinikën Zhan Mitrev në pozitë të barabartë me institucionet e tjera të akredituara në botë. Puna e Klinikës Zhan Mitrev u vlerësua nga komisioni i përbërë nga tre anëtarë nga Çikago, ku dhe ndodhet selia e Joint Commission International.
Klinika akreditimin e parë JCI e mori në vitin 2017, dhe pas tre vitesh në vitin 2020, në kulmin e pandemisë Covid-19, të jetë një nga spitalet e pakta në botë që nuk e shtyu akreditimin, por u ri- akreditua. Ky akreditim është i treti me radhë që ka kaluar pa asnjë vërejtje.
“Vlerësimi për akreditim përfshin 1200 elementë matjesh dhe sipas raportit vlerësimi përfundimtar është se janë plotësuar të gjitha kushtet. Gjatë vlerësimit për marrjen e ri-akreditimit vëmendje e veçantë i’u kushtua përmirësimit të punës së spitalit që nga ri-akreditimi i mëparshëm dhe këtu vërehet një përmirësim i madh i të gjitha proceseve. Puna e përgjithshme, funksionimi, cilësia dhe siguria e pacientëve dhe stafit është në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe i përshtatshëm për marrjen e Vulës së Artë të Joint Commission International”, tha znj. Mai-Brit De Kordie, anëtare e komisionit të akreditimit të Joint Commission International.
Konkluzioni i raportit në bazë të të cilit është marrë ri-akreditimi është se Klinika Zhan Mitrev e përfaqëson vendin e saj dhe praktikën mjekësore ndërkombëtare në nivel shumë të lartë.
“Të jesh pjesë e spitaleve të akredituara në nivel botëror nga JCI është vërtetë një prestigj. Por ky akreditim do të thotë shumë më tepër për ne, sepse e marrim në një situatë paradoksale ku fajësohemi për suksesin dhe cilësinë tonë. I gjithë ekipi i Klinikës Zhan Mitrev mbajti një barrë të madhe gjatë pandemisë, pacientët më të vështirë, në gjendje të rëndë dhe me komplikacione nga Covid-19 i pamë këtu, në kujdesin tonë intensiv. Arritëm rezultate të mëdha me përkushtim të madh dhe shpëtuam një numër të madh pacientësh. Puna jonë nuk ndalet këtu, ne vazhdojmë më tej me përkushtim maksimal për t’u kujdesur për mirëqenien e pacientëve tanë”, tha Dr. Zhan Mitrev.
Klinika mori akreditimin e JCI për herë të parë në vitin 2017, dhe pas tre vitesh në vitin 2020, në kulmin e pandemisë Covid-19, të jetë një nga spitalet e pakta në botë që nuk e shtyu akreditimin, por u ri- akreditua. Ky akreditim është i treti në radhë që ka kaluar pa asnjë vërejtje.
JCI u krijua në Amerikë në 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe certifikon objektet mjekësore në mbarë botën. Akreditimi i marrë nga JCI konsiderohet si standardi i artë në kujdesin shëndetësor global për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së pacientit.