Infermierja dhe nëna e tre fëmijëve Niki Jurkuc rregullisht poston këshilla dhe paralajmërime për prindërit, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me sigurinë e fëmijëve, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram të quajtur Tiny Hearts Education. Së fundmi ajo ka postuar një video ku shpjegon se në cilin vend prindërit duhet të kërkojnë fillimisht fëmijën e tyre nëse ai zhduket, për të parandaluar pasojat fatale. Domethënë, të gjithëve na ka ndodhur të paktën në një moment, kur nuk kemi mundur ta gjejmë fëmijën, sidomos në shtëpi.
E para është makina. Gjegjësisht, temperatura në veturë mund të rritet shpejt, dhe fëmijët e lënë në veturë mund të goditen nga nxehtësia, gjë që mund të rezultojë me pasoja fatale.
“Nëse nuk mund të gjeni fëmijën tuaj, dua që së pari të kontrolloni këto tre vende”. Koha është e vlefshme në këtë rast, që do të thotë se sa më gjatë të jetë fëmija juaj atje, aq më i madh është rreziku që diçka që diçka e rrezikshme ti ketë ndodhur. Pra, këto janë vendet që do të kontrolloni së pari. E para është makina. Domethënë, temperatura në veturë mund të rritet shpejt, dhe fëmijët e lënë në makinë mund të goditen nga nxehtësia, gjë që mund të rezultojë me pasoja fatale”, shpjegon Jurkuc.
“Në vend të dytë janë të gjitha sipërfaqet ujore si vaskat, pishinat, madje edhe kovat plot me ujë. Duhen vetëm disa centimetra ujë dhe 20 sekonda që fëmijët të mbyten. Vendi i fundit është rruga. Gjithmonë pyesni veten nëse fëmija juaj mund të kishte dalë në rrugë. Shoferët në makina mund të mos jenë gjithmonë në gjendje ta shohin fëmijën tuaj, veçanërisht nëse ai është i vogël dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, shtoi ajo në mbishkrimin e videos, e cila shumë shpejt u bë virale.
Përktheu dhe përshtati:S.N