Në numrin e marsit të revistës Cancer Cell, një ekip multidisiplinar nga Spitali Memorial Sloan raportoi shkakun themelor të mjegullës së trurit: prania e molekulave inflamatore në lëngun cerebrospinal që mbush hapësirën rreth trurit dhe palcës kurrizore. Gjetjet sugjerojnë se ilaçet anti-inflamatore, të tilla si steroidet, mund të jenë të dobishëm në trajtimin e gjendjes, por nevojiten më shumë hulumtime.
Zbulimi u bë në bashkëpunim me ekspertë të neurologjisë, kujdesit intensiv, mikrobiologjisë dhe neuroradiologjisë në Memorial Sloan Hospital.
Termi mjekësor për këtë gjendje është encefalopatia. Ky është një efekt anësor i pacientëve që marrin imunoterapi për të trajtuar kancerin e gjakut. Qelizat imune lëshojnë molekula të quajtura citokina, të cilat ndihmojnë trupin të vrasë kancerin. Por citokinat mund të rrjedhin në zonën përreth trurit dhe të shkaktojnë inflamacion.
Studiuesit fillimisht dyshuan se virusi po prekte trurin. Kur ekzaminimet nuk gjetën asgjë që mund të shpjegonte gjendjen e pacientit, studiuesit menduan se përgjigja mund të fshihej në lëngun cerebrospinal. Ekipi mikrobiologjik bëri një provë për të zbuluar koronavirusin në lëng, por nuk u gjet as atëherë.
Përfundimisht u zbulua se pacientët kishin inflamacion të vazhdueshëm dhe nivele të larta të citokinave në lëngun cerebrospinal, gjë që shpjegoi simptomat e tyre, tha një nga studiuesit, Jan Remsick, i cili aplikoi mjetet për të studiuar biologjinë e kancerit tek COVID-19.
“Ne dikur mendonim se sistemi nervor ishte organ i privilegjuar imunitar, që do të thotë se nuk kishte asnjë lidhje me sistemin imunitar. Por sa më shumë të shikojmë, aq më shumë lidhje dhe lidhshmëri gjejmë”, theksojnë profesorët.
Qëllimi tjetër është të zbulojmë se si kapërcehet pengesa gjak-tru, e cila është e rëndësishme për të kuptuar se si qelizat e kancerit mund të përhapen nga pjesët e tjera të trupit në tru.
Shënuesit inflamatorë të gjetur tek pacientët me COVID-19 ishin të ngjashëm, por jo edhe identikë me ato te imunoterapistët. Përgjigja fillestare inflamatore në trajtimin e pacientëve me kancer në gjak është shumë e ngjashme me stuhinë e citokinës që shpesh ndodh tek personat me COVID-19.