Kokosi si ilaç

Për shkak të sasisë së madhe të kalciumit dhe magnezit, ai mban dhëmbët e shëndetshëm dhe i forcon eshtrat, ngadalëson shfaqjen e osteoporozës, lehtëson gjendjet inflamatore, stimulon rigjenerimin dhe shërimin e shpejtë të indeve të dëmtuara.

Hulumtimet kanë treguar se kokosi është veçanërisht efikas tek sëmundjet neurodegjenerative, si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Alzheimerit dhe epilepsia. E ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe e rregullon peshën trupore.

Vaji ka veti të forta antioksiduese, prandaj rekomandohet për kujdesin ndaj lëkurës së thatë dhe kundër plakjes, si dhe për shëndetin e kockave.

Atletët e përdorin atë si burim energjie, pasiqë e përmirëson qëndrueshmërinë. Është shumë i shëndetshëm për zemrën dhe shumë i dobishëm për funksionimin normal të gjëndrës tiroide. Ndihmon në sekretimin e insulinës dhe për përdorim më të mirë të glukozës në gjak. Për shkak të sasisë së madhe të kalciumit dhe magnezit, ai mban dhëmbët e shëndetshëm dhe i forcon eshtrat, ngadalëson shfaqjen e osteoporozës, lehtëson gjendjet inflamatore, stimulon rigjenerimin dhe shërimin e shpejtë të indeve të dëmtuara.

Në mjekësinë tradicionale dhe në vendet ku kultivohet, kokosi përdoret për sëmundje të ndryshme. Është mjaft efektiv gjatë gripit dhe ftohjes, bronkitit dhe astmës, inflamacionin e mushkërive, probleme me organet e tretjes, mbipeshën. Gjithashtu rekomandohet për herpesin, hepatitin C, sëmundjet e shkaktuara nga bakteret (inflamacionin e fytit, sëmundja e mishit të dhëmbëve, infeksionet e traktit urinar). Ndihmon në shërimin e veshkave, pasiqë kontribuon në dekompozimin e gurëve.