Kollitja është një punë reflekse e cila i pastron rrugët e frymëmarrjes nga sekreti mirëpo ekziston kolla e thatë (joproduktive), kolla e irrituar, kollitja me sekret të pakët të bardhë, si dhe kollitja me sekret të bollshëm dhe të dendur.
Kolla joproduktive, e njohur si e thatë, zakonisht është pasojë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, por mund të shkaktohet edhe nga:
- Astma
- Sëmundja e refluksit gastroezofageal
- Infeksioni viral
- Faktorët e jashtëm
- Kanceri i mushkërive
- Sëmundjet e zemrës
Si të shpëtoni nga kolla e thatë?
Ky lloj i kollës është diçka nga më të vështirat kur bëhet fjalë për trajtim – kur rrugët e frymëmarrjes bëhen tepër të ndjeshme për shkak të kollës së vazhdueshme, krijohet një rreth magjik. Ekzistojnë disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar këtë gjendje:
Provoni
- Përdorni pastilet për të qetësuar irritimin
- Përdoreni shurupe bimore kundër kollitjes
- Shtoni mjaltë me çdo pije të nxehtë, ose disa herë brenda ditës merrni nga jë lugë
- Probiotikët – edhe pse nuk veprojnë direkt ndaj kollës, do të përmirësoni florën e sistemit gastroenterologjik që shpesh shkakton kollë të thatë
- Mente – mentoli i kësaj barishteje do të qetësojë kollën dhe do të pastrojë fytin. Do të ndihmoni veten me çajin e mentes
- Gargarë me ujë të kripur