Kolonoskopia është një procedurë që përdoret për të kontrolluar gjendjen e zorrës së trashë dhe rektumit për të gjetur polipe ose shenja të kancerit. Kolonoskopia përdoret gjithashtu për të diagnostikuar sëmundje të tjera të mundshme dhe për të trajtuar disa patologji që mund të shihen përmes të njëjtit kontroll siç janë hemorroidet, polipet dhe gjendje të tjera të ngjashme. Kolonoskopia është një ekzaminim mjeksorë që përdoret për zbulimin dhe ndryshimet apo deformitetet e zorrës së trashë dhe rektumit.
Kolonoskopia kryhet duke përdorur një pajisje të quajtur kolonoskop, e cila përbëhet nga një tub fleksibël me trashësinë e gishtit. Ai futet në rektum përmes sfinkterit anal. Në rast se qëllimi i procedurës është diagnostikues, tubi fleksibël është i pajisur me dritë dhe kamerë të cilat do të lehtësojë shfaqjen e imazheve në monitor. Nga ana tjetër, nëse është e nevojshme të zgjidhet ndonjë patologji (heqja e një polipi të vogël ose marrja e mostrës së indit), do të shtohen instrumente nëpërmjet kolonoskopit për të kryer ndërhyrjen.
Ky test bëhet kryesisht për të përjashtuar mundësinë e kancerit të zorrës së trashë tek pacientët që shfaqin simptoma të tretjes ose kanë një histori familjare të kancerit të zorrës së trashë. Nga ana tjetër, si masë paraprake, një ekzaminim i tillë rekomandohet të bëhet pas moshës 50 vjeç, nëse nuk ekzistojnë faktorë rreziku, duke e përsëritur atë çdo pesë apo dhjetë vjet. Për ata pacientë me faktorë rreziku, ky ekzaminim mund të rekomandohet më herët.
Këtu përfshihen personat me faktorët e rrezikut si më poshtë:
- Diarre kronike
- Dhimbje abdominale kronike
- Gjakderdhje rektale kur shkoni në tualet ose në vetë jashtëqitjen.
- Prania e sëmundjes Crohn
- Koliti ulceroz
- Anemia kronike e hekurit, e cila mund të shkaktohet nga gjakderdhja nga zorra e trashë
- Prania e polipeve ose historia familjare e polipozës
- Nëse pacienti ka humbur shumë kilogramë në një kohë të shkurtër pa ndonjë arsye të dukshme.
Arsyet kryesore përse një pacient nuk mund t’i nënshtrohet kolonoskopisë janë: nëse pacienti ka dobësim të rëndë të dekompensuar të frymëmarrjes ose të zemrës, nëse kohët e fundit pacienti ka pësuar infarkt të miokardit, perforimin intestinal (të zorrëve) dhe çrregullime të rënda të koagulimit të gjakut.
Për të lehtësuar vetë procedurën, pacienti duhet të ndjekë një sërë udhëzimesh për të eliminuar mbetjet që mund të jenë në zonën e sistemit të tretjes.
Së pari, 2-3 ditë para kolonoskopisë, do t’ju duhet të ndiqni një dietë të lehtë të rekomanduar nga mjeku juaj, duke konsumuar ushqime të lehta dhe të lëngshme. Gjithashtu, pacienti duhet ta plotësojë këtë dietë edhe me produkte laksative për pastrimin e zorrëve.
Edhe pse kolonoskopia është një procedurë e sigurt, si çdo teknikë mjekësore invazive, ajo mund të mbartë njëfarë rreziku.
Komplikimet serioze zakonisht ndodhin në 0.5% të rasteve dhe zakonisht zgjidhen gjatë të njëjtit ekzaminim.
Në ditën e kolonoskopisë, pacienti merr qetësues/anestezi, duke mos ndjerë asnjë lloj shqetësimi dhe mund të jetë i qetë gjatë realizimit të procedurës. Kohëzgjatja e kryerjes së kolonoskopisë mund të varrojë nga 30 minuta deri në një orë në varësi të llojit të zonës që do të ekzaminohet.
Pas procedurës, pacienti duhet të presë disa minuta i shtrirë derisa të humbasë efekti i anestezisë. Rekomandohet që pacienti të shoqërohet pasi efektet e lehta qetësuese mund të vazhdojnë për disa orë pas procedurës.
Edhe pse procedura mund të duket paksa e pakëndshme, kolonoskopia nuk përbën problem për shumicën e pacientëve, të cilët kthehen në jetën normale brenda 24 orëve. Ajo që vihet re është një presion apo fryrje në bark që shkaktohet nga vetë pajisja dhe gazi që përdoret për zgjerimin e mureve të aparatit tretës.
Tani që dini pak më shumë rreth kolonoskopisë, nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e përmendura më lart ju rekomandojmë të mos vononi kryerjen e vizitës tek mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe rekomandojë kryerjen e kolonoskopisë. Mos harroni se parandalimi është ilaçi më i mirë.
Procedura
Gjatë kolonoskopisë, në rektum futet një tub i gjatë dhe fleksibël (kolonoskopi). Një videokamerë e vogël në majë të tubit i cili i lejon mjekut të shikojë pjesën e brendshme të zorrës së trashë, si dhe një pjesë të zorrës së hollë!
Nëse është e nevojshme, polipet ose llojet e tjera të indeve jonormale mund të hiqen gjatë një kolonoskopisë. Mostrat e indeve (biopsi) mund të merren gjithashtu gjatë kolonoskopisë.
Pse mjeku juaj mund të rekomandojë një kolonoskopi
Për të ekzaminuar problemet në stomak. Kolonoskopia mund ti ndihmojë mjekut tuaj të hetojë shkaqet e mundshme të dhimbjes së barkut, gjakderdhjes nga rektumi, kapsllëkut kronik, diarresë kronike dhe problemeve të tjera të zorrëve.
Përcjellja – skriningu i kancerit të zorrës së trashë.
Nëse jeni 50 vjeç apo më të moshuar, ose keni një rrezik të kancerit të zorrës së trashë, duhet të bëni një kolonoskopi. Nuk keni faktorë të tjerë rreziku për kancerin e zorrës së trashë përveç moshës – mjeku juaj mund të rekomandojë një kolonoskopi çdo dhjetë vjet ose ndonjëherë edhe më herët për të ekzaminuar zorrën e trashë. Kolonoskopia është e vetmja mundësi për skrining të kancerit të zorrës së trashë. Bisedoni me mjekun tuaj për opsionet tuaja.
Për të bërë ekzaminime për zorrën nëse ka polipe! Nëse keni pasur polipe më parë, mjeku juaj mund të rekomandojë një kolonoskopi të mëtejshme për të kërkuar dhe hequr polipet shtesë. Kjo bëhet për të zvogëluar rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Përktheu dhe përshtati:S.N