Marrja e kombinimit të dy barnave pas një goditjeje të vogël mund të ndihmojë në shmangien e një goditje tjetër më të madhe në muajt e ardhshëm, tregoi studimi i ri, i cili përfshiu thuajse 4,900 idivid të rritur.
Goditjet e vogla të trurit janë njohura si sulm ishemik i rastësishëm (TIA), të cilat në 15% të rasteve mund të jenë shenjë paralajmëruese për një goditje tjetër më të madhe në tre muajt në vazhdim.
Sulmi ishemik i rastit (TIA) ndodh zakonisht kur mpiksja e gjakut bllokon përkohësisht enën e gjakut në tru. Simptomat janë të ngjashme si ato të goditjes në tru, por ato kalojnë për disa minuta ose orë dhe nuk shkaktojnë pasoja të përhershme.
Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se kombinimi i dozave të ulëta të acidit acetilsalicilik dhe klopidogrel e zvogëlojnë rrezikun e një goditjeje më të madhe gjatë 90 ditëve të ardhshme. Pacientët të cilët morën kombinimin e barnave në fjalë kishin rrezik prej 25 për qind më të ulët për një goditjeje tjetër më të madhe, sulm në zemër ose vdekje krahasuar me pacientët të cilët kishin marrë vetëm doza të vogla të acidit acetilsalicilik.
Mosmarrja e këtyre kombinimeve rriti lehtësisht rrezikun e gjakderdhjes. Meqënëse gjakderdhjet e tilla janë të reversibile, konsiderohet se për shumicën e pacientëve përfitimet nga terapia e kombinuar tejkalojnë rreziqet.
Sipas të dhënave të “American Stroke Association”, më shumë se një e treta e të rriturve amerikanë kishin sulm ishemik të rastit, shkruan “The New England Journal of Medicine”.