Lëngjet e freskëta rekomandohen si një lloj parandalimi për shumë sëmundje dhe për ruajtjen e shëndetit në përgjithësi. Rekomandimi është që të konsumohen shumëllojshmëri lëngjesh, ndërsa dallimi midis perimeve dhe frutave të jetë 80:20.
Këto janë disa rekomandime nutricioniste për kombinimet më të mira të perimeve dhe frutave sa i përket kolesterolit, diabetit, osteoartritit, problemeve me tensionin e gjakut dhe psoriazës.
KOLESTEROLI
Një nga shkaqet e rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak është veprimi i radikalëve të lira. Prandaj është e nevojshme që të rritet marrja e antioksidantëve nga perimet dhe frutat. Lëngjet që rekomandohen, keni mundësi që t’u shtoni edhe dy ose tre thelpinjë hudhër.
Kombinimi nr. 1 – selino, spinaq, karrotë
Përzieni një ose dy kërcej selinoje, një dorë spinaq i freskët dhe dy karrota me madhësi të mesme. Ju gjithashtu mund të zvogëloni sasinë e karrotave nëse dëshironi, por shtoni sasinë e spinaqit.
Kombinimi nr. 2 – boronicë, boronicë e kuqe, mjedra, luleshtrydhe (nëse nuk janë të sezonës përdorni të ngrira), shalqi
Në një shtrydhëse frutash, shtrydhni një grusht boronica, boronica të kuqe, mjedra dhe luleshtrydhe të cilat janë të pasura me antioksidantë. Nëse doni ta holloni këtë lëng, shtoni lëng të shalqirit të freskët.
Kombinimi nr. 3 – lakër jeshile, brokoli, shalqi
Frutat dhe perimet e përmendura janë të pasura me antioksidantë. Merrni një kokërr më të vogël lakër jeshile, një gjysmë dege brokoli me madhësi të mesme dhe një ose dy feta shalqi. Pritini ato në copa të vogla dhe shtrydhni në shtrydhëse frutash.
Kombinimi nr. 4 – embrion Alfalfa (Medicago sativa), embrion fasuleje, bari gruri
Embrionet nga Alfalfa dhe fasulet janë të pasura me antioksidantë, njejtë si bari i grurit. Merrni një grusht embrion alfalfa dhe embrion fasulesh dhe së bashku me barin e grurit, shtrydhini ato në një shtrydhëse frutash. Meqë embrionet kanë një strukturë me fije, përdorni filtër të veçantë për të kulluar këtë lëng.