Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit degjenerativ të botës moderne. Domethënë, bëhet fjalë për degjenerimin e kërcit të nyjeve.
Shkaqet e shfaqjes së osteoartritit janë të ndryshme, por ato që kanë të bëjnë me ushqimin janë:
- Mungesa e përbërësve ushqimorë thelbësorë, siç janë vitaminat D, C, E dhe B3;
- Prodhimi i tepërt i radikalëve të lira.
Kombinimi 1: boronicë, mjedra, boronicë e kuqe, luleshtrydhe
Frutat e pyllit janë të pasura me flavonoide dhe antioksidantë, si dhe ndihmojnë në mbrojtjen e dëmtimit të qelizave.
Këshillë: Merrni nga një grusht prej së cilit frut të përmendur dhe të gjitha së bashku shtrydhni. Ky lëng është mjaftë i trashë, kështu që mund të hollohet me pak ujë.
Kombinimi 2: lakër jeshile, brokoli, embrione fasulesh
Të tre përbërësit janë të pasur me antioksidantë, ndërsa kombinimi i tyre vepron në neutralizimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë inflamacion.
Këshillë: Merrni një lakër jeshile më të vogël, një degë brokoli me madhësi mesatare dhe një grusht embrione fasulesh. Vendoseni në një shtrydhëse frutash dhe fitoni lëng prej tyre. Shtoni pak ujë dhe mjaltë.
Kombinimi 3: xhenxhefil
Xhenxhefili përmban enzime aktive dhe gingerol, përbërës anti-inflamator i cili lehtëson inflamacionin dhe përmirëson lëvizjen e nyjeve. Lëngu i xhenxhefilit mund të jetë mjaftë i fuqishëm dhe djegës nëse konsumohet i vetëm, kështu që në lëngun e zakonshëm që pini shtoni një që copë rrënje xhenxhefil prej 2,5 centimetra ose lëngun e xhenxhefilit përzieni me pak mjaltë dhe ujë. Xhenxhefilin gjithashtu mund ta shtoni edhe si erëz nëpër gatime.
Kombinimi 4: karrota, selino, ananas, limon
Shtrydhni lëngun e dy karrotave, dy kërcejve selino, një filxhan ananasa dhe një limon.
Kombinimi 5: mollë, selino, lakër jeshile, majdanoz, xhenxhefil
Shtrydhni lëngun e një molle jeshile, një kërcelli selino, një kokërr të vogël të lakrës jeshile, një filxhan majdanoz dhe 1,25 centimetra xhenxhefil.