Kombinimi më i mirë i frutave dhe perimeve kundër sëmundjeve: Psoriaza (4)

Zgjidhni frutat dhe perimet që kanë ngjyrë intenzive të gjelbër dhe portokalli (brokoli, lakra jeshile, speca ngjyrë portokall, bimë të errëta të gjelbërta për sallatë, pazia, kungulli, patatet e ëmbla, emrione bishtajoresh).

Ekzistojnë mjaftë bimë të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të psoriazës. Nëse i merrni në formën e lëngut, futni ato në menunë ditore. Zgjidhni frutat dhe perimet që kanë ngjyrë intenzive të gjelbër dhe portokalli (brokoli, lakra jeshile, speca ngjyrë portokall, bimë të errëta të gjelbërta për sallatë, pazia, kungulli, patatet e ëmbla, emrione bishtajoresh).

Kombinimi 1: karrota dhe spinaq

Pini të paktën një gotë (250 ml) lëng karrotash në ditë, në stomak bosh. Karrotat janë të pasura me beta karoten, të cila janë të dobishme sidomos për detoksifikimin e mëlçisë dhe veshkave. Në kombinim me spinaqin, e pastron gjakun dhe vepron në mënyrë ushqyese, shëruese dhe revitalizuese.

Këshillë: Përgatitni lëng nga një karrotë me madhësi të mesme dhe një grusht spinaq.

Kombinimi 2: boronicë e kuqe, mjedra, luleshtrydhe, grejpfrut, portokall

Frutat e pyllit janë të pasura me vitaminën C – një antioksidant i fuqishëm. E rëndësishme është që ta marrin personat të cilët kanë nivele të larta të toksinave në gjak. Vitamina C në mënyrë efektive e forcon edhe imunitetin.

Këshillë: Në një shtrydhëse frutash, vendosni nga një grusht prej të gjithë frytave të pyllit, një grejpfrut ose dy portokaj, dhe përgatitni lëngun.

Kombinimi 3: shalqi dhe panxhar

Ky lëng i kuq është i pasur me beta karoten dhe është një pastrues i fuqishëm i të gjithë organizmit. Kur futni beta karoten, mos konsumoni alkool dhe mos pini duhan të paktën katër orë para dhe pas, pasiqë e kjo zvogëlon efektin e tij. Pini lëng shalqiri sa të doni. Herë pas here shtoni edhe një gjysëm panxhari me madhësi të mesme, si dhe gjethe të freskëta të panxharit.

Këshillë: Sa herë që të keni mundësi shtoni në të Spirulina ose Chlorella pluhur në lëng.

Kombinimi 4: embrione alfalfa dhe barri i grurit

Kombinim i vlefshëm i lëndëve ushqyese, i vendos në krye të artikujve ushqimorë dhe revitalizuese, barin e grurit dhe embrionet alfalfa.

Këshillë: Në lëng mund të shtoni edhe një mollë jeshile ose një copë limoni për ta përmirësuar shijen.