Shumë lloje të frutave dhe perimeve në mënyrë natyrale e ulin tensionin, këto janë disa kombinime të vërtetuara të cilat e favorizojnë dhe veprojnë me shpejtësi në përmirësimin e gjendjes.
Kombinimi 1: selino, karrota, panxhar
Klorur natriumi (kripa) e rrit tensionin e gjakut, por natriumi natyral i selinos nuk e rrit atë, por përkundrazi e ul tensionin. Ju mund të pini lëng vetëm nga selinoja, por mund ta përzieni atë me karrota dhe panxhar. Panxhari gjithashtu ndihmon në normalizimin e tensionit të gjakut.
Këshillë: Në një shtrydhëse frutash, shtrydhni lëngun e 3 kërcejve selinoje dhe një karrote. Lëngun e panxharit e shtoni gradualisht në këtë kombinim.
Kombinimi 2: spinaqi, majdanoz, karrota
Klorofili i spinaqit dhe majdanozit e pastron gjakun, por në kombinim me karrotën, e cila vepron si një antioksidant. Kur ky lëng konsumohet rregullisht, ai ndihmon në uljen dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Këshillë: Përgatitni lëng nga një grusht spinaqi, një karotë me madhësi të mesme dhe një grusht majdanoz.
Kombinimi 3: pjepër, hudhër, presh, limon ose mollë
Pjepëri është i pasur me ujë dhe kalium, të cilët janë efektiv në zvogëlimin dhe mbajtjen e tensionit të gjakut në nivelin e duhur. Hudhra dhe preshi veprojë si antikoagulant (e hollojnë gjakun dhe parandalojnë formimin e mpiksjeve të gjakut). Shto një mollë të gjelbër ose një të katërtën e një limoni për shije më të mirë.
Këshillë: Lëngun përgatiteni me një çerek pjepri, 2-3 thelpinj hudhër ose presh.
Kombinimi 4: spec djegës, qepë, majdanoz, limon
Specat djegës janë mjaftë të shëndetshme, por kur konsumohet me perime apo erëza bimore, efektet mbi shëndetin rriten.
Këshillë: Bëni lëng prej 1-2 speca djegës (të kuq, të verdhë ose portokalli), 2 thelpinj hudhër dhe majdanoz. Shtoni lëngun e gjysëm limoni, në këtë mënyrë do të përmirësoni shijen.