COVID-19 mund të çojë në gamë të gjerë të ndërlikimeve neurologjike, duke përfshirë sulmin në tru, sulmin epileptik, çrregullime të lëvizjes, sëmundje inflamatore dhe komplikime të tjera, madje edhe në pacientë me rrjedhë të moderuar të sëmundjes, tregon hulumtimi i ri.
Autorët e studimit, të botuar në Neurology Clinical Practice, edicioni online i Revistës së Akademisë Amerikane të Neurologjisë, ekzaminuan pacientët me simptoma neurologjike dhe COVID-19 nga shumë spitale dhe gjetën një gamë të gjerë të ndërlikimeve neurologjike.
“Këto janë ndërlikime inflamatore, sulme në tru dhe gjendje të tjera vaskulare, probleme metabolike, përkeqësim i gjendjeve themelore neurologjike dhe shumë më tepër”, tha autorja e studimit Priya Anand e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Bostonit.
Sidoqoftë, shumica e këtyre individëve nuk kërkonin kujdes kritik, duke sugjeruar që ndërlikimet neurologjike mund të jenë më të zakonshme tek individët me COVID-19 të moderuar si dhe ata me sëmundje të rëndë.
Studimi përfshiu 74 persona që ishin pozitivë me COVID-19, me një moshë mesatare 60 vjeç dhe 47 prej të cilëve kishin sëmundje neurologjike në të kaluarën.
Ndërsa ishin të shtruar në spital, 18 nga pacientët patën sulm në tru, 15 kishin kriza dhe 26 kishin mosfunksionime të trurit që shkaktuan konfuzion dhe delirium. Shtatë pacientë kishin çrregullime të lëvizjes, disa prej tyre me dridhje dhe dështim të papritur të muskujve. Tre pësuan lëndime traumatike të trurit.
Në spitale, 10 persona vdiqën nga numri i përgjithshëm. Vetëm 27 persona mund të ktheheshin në shtëpi me ose pa kujdes shëndetësor në shtëpi, ndërsa nëntë pacientë u dërguan në rehabilitim.
“Nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht gjerësinë e komplikimeve neurologjike të lidhura me infeksionin COVID-19”, thekson prof. Anand, duke shtuar se faktorët e rrezikut për këtë lloj ndërlikimi duhet të vlerësohen me saktësi.