Depresioni te burrat të cilët duan të bëhen prindër, mund të ul shanset për një gjë të tillë, tregoi një studim i ri. Interesant është fakti se depresioni te gratë nuk ishte i lidhur me normë më të ulët të mbarsimit. Por gratë të cilat kanë marrë antidepresantë të njohur si inhibitorë jo-selektivë të rimarrjes së serotoninës (jo SSRIs) gjatë mjekimit të infertilitetit, kishin tre herë më shumë shanse për abort në tremujorin e parë të shtatzanisë.
Anasjelltas, marrja e antidepresantëve nga grupi i inhibitorëve selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRIs) nuk është i lidhur me rrezikun e abortit spontan.
Në hulumtim morrën pjesë 3200 burra dhe gra, nga të cilët më shumë se 2% e meshkujve dhe 6% e grave kishin depresion aktiv.
Besohet se rezultatet e këtij studimi ofrojnë informacione të reja për pacientët që mjekohen për infertilitet, si dhe për mjekët të cilët duhet të rishqyrtojnë më mirë përpara se të vendosin që të mjekojnë infertitlitein, shkruan “Fertility and Sterility”.