Konsumi i frutave të thatë (arra, lajthi, bajame, kikirikë…) në pjesën e parë të shtatzënisë, mund të përmirësojë aftësitë njohëse të fëmijës, tregon një studim i ri. Në fakt, fëmijët e grave shtatzëna që konsumonin 50 deri në 85 gramë fruta të thatë në javë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, kishin rezultate më të mira në IQ testin për kujtesë dhe vëmendje, sesa fëmijët tjerë nënat e të cilëve nuk konsumuan fruta të thatë gjatë shtatëzanisë.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se konsumi i frutave është i lidhur me rrezikun e hipertensionit, diabetit dhe stresit oksidativ. Disa shkencëtarë gjithashtu besojnë se konsumi i arrave mund të ndihmojë në mbrojtjen nga rënia kognitive gjatë pleqërisë.
Ky është studimi i parë i cili hetoi faktin, nëse konsumimi i frutave të thatë gjatë shtatzënisë mund të përmirësojë aftësinë kognitive të fëmijëve.
Megjithatë, konsumimi i frutave të thatë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, për fat të keq, nuk tregoi rezultate të njëjta.
Duhet të theksohet se frutat e thatë janë të pasura me acid folik dhe acide yndyrore, përfshirë acide yndyrore omega-3, të cilat janë provuar se ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe në aftësitë kognitive.
Gjatë shtatzënisë, truri i nënshtrohet proceseve komplekse, që do të thotë se të ushqyerit e nënës është faktor kyç në zhvillimin e trurit të fetusit dhe mund të ketë efekte afatgjata.