Sipas rezultateve të studimit të kohëve të fundit të botuar në Circulation Research, ata me diabet të tipit 2 që konsumojnë pesë ose më shumë vakte fruta të thatë në javë, sidomos arra dhe bajame, kanë rrezik prej 20% më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, konsumi i frutave të thatë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës ose nga ndonjë shkak tjetër.
Reduktimi më i madh në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë sulmin kardiak dhe sulmin në tru, është vërejtur në konsumimin e arrave.
Duhet të theksohet se frutat e thatë kontribuojnë në kontrollin e sheqerit në gjak, tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Konsumi i frutave të thatë ndihmon në zvogëlimin e inflamacioneve dhe përmirësimin e shëndetit të enëve të gjakut.
Bazuar në këto rezultate dhe prova ekzistuese, mund të thuhet se frutat e thatë janë të dobishme edhe për njerëzit që nuk kanë diabet.
Gjithkush duhet të mbajë në mend se është e pëlqyeshme që konsumimi i frutave të thatë të bëhet në mënyrë të moderuar, duke qenë se konsumimi i tepruar i tyre mund të çojë në obezitet.